Ja Dieta e provimeve, më shumë fruta e më pak kafe!



Abuzimi me kafenë është gabimi kryesor që bëjnë të gjithë studentët dhe maturantët kur janë duke studiuar për provime.
Kafeja sjell ankth dhe pagjumësi çka bën që të humbisni përqendrimin dhe qetësinë. Studentët që janë me provime, duhet të konsumojnë shumë fruta. Ato ju ndihmojnë të qetësoheni dhe mbi të gjitha të luftoni të nxehtin që ju bezdis gjatë studimit.
Një ndihmë të madhe për t’u qetësuar gjatë kohës që jeni duke studiuar, e gjeni edhe në ushqime si buka, orizi, sallata jeshile, qepa djathi, kosi, vezët e ziera, qumështi i ngrohtë, frutat e ëmbla të përziera me mjalt, të cilat favorizojnë gjumin dhe ndihmojnë organizmin të qetësohet, duke ju dhënë energjinë e duhur dhe mbi të gjitha pëqendrimin për të cilin keni aq shumë nevojë.
Ndërkaq, duhet të shmangni kafenë, patatinat por edhe çokollatën pasi këto ju shtojnë ankthin. Që të keni rezultate më të mira, duhet të ushqeheni mirë, por pa ngrënë ushqime të rënda.

Kliko për më tepër Dieta:
↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓


--

Ja Fruti që nëse e hani përditë, iu dobëson!


Një mollë në mëngjes, dhe në mënyrë të veçantë para çdo vakti ndihmon për të mos u shëndoshur.

Fruti që ka bërë jehonë, për shkak të historisë së Adamit dhe Evës, duket se vazhdon të jetë sërish mbreti i tavolinës. Ngrënia e një kokrre molle shton ndjesinë e ngopjes dhe limiton marrjen e ushqimeve me shumë kalori.
Është një frut që nuk përmban as yndyrë dhe as sheqer, ideal për një ushqim të shëndetshëm dhe të pasur me fibra.
Rekomandohet edhe për diabetikët, sepse përmban fruktozë, që vepron në mekanizëm pa pasur nevojë për insulinë dhe një përqindje fibrash.
Nëse hahet e gjallë ka një funksion tretës dhe ngopës, ndërsa pas vaktit pastron dhëmbët.
Mbi të gjitha ka fare pak kalori, pasi në 100 gramë ka rreth 45-55 kalori, ose thënë ndryshe 70 kalori për çdo kokërr.
Molla është e pasur edhe me minerale si fosfori, kalciumi, magnezi, hekuri, si dhe vitaminat C, PP, B1, B2, B6, A, E.
--

Elona e “BB6”: Anaidi dhe Joana hipokritë, përdorën njëri-tjetrin!Intervistë.


E takuam Elonën në një nga kafenetë e kryeqytetit, dhe sapo ajo u duk pranë derës, të gjithë kthyen kokën. Stilistja nga Franca ishte e vetmja femër që preku finalen e këtij edicioni të “Big Brother”, dhe një nga banoret më të vlerësuara sivjet. E vlerësojnë me të drejtë, sepse gjatë takimit me Elonën, zbuluam një vajzë të re të edukuar, të qetë, ëndërrimtare, por dhe shumë realiste. Na tregoi përjetimet e saj gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, përjetimet pas daljes dhe emocionet e finales. Elona ndau me ne edhe mendimet mbi fituesin e banorë të tjerë, dhe marrëdhëniet me ta, tani që loja ka përfunduar. 

Elona, si është një ditë e jotja tani pas përfundimit të “Big Brother”? 

Me takime, me njerëz dhe pushim. Po relaksohem disi këto ditë, po edhe pushimet për një kohë të gjatë nuk më pëlqejnë. Unë jam njeri shumë aktiv dhe më pëlqen të punoj e të jem në lëvizje. 
Çfarë ore zgjohesh në mëngjes? 

Sot për shembull jam zgjuar që në tetë. Unë fle pak dhe nuk rri dot pa bërë asgjë. Edhe kur fle në orët e vona të natës, sërish zgjohem herët. 
Do vazhdosh të qëndrosh në Tiranë, apo do kthehesh në Francë? 

Për pak ditë më duhet të shkoj në Francë, sepse kam për të rregulluar dokumentacionin, dhe sërish do të vij në Tiranë. 
Çfarë planesh ke; me se do merresh këtu? 

Dëshira ime më e madhe, sa i takon anës profesionale është të punoj me veshjet. Do kisha dëshirë të jepja kontributin tim në kurimin e imazhit dhe veshjeve në një televizion. Ky është edhe qëllimi kryesor pse unë vendosa të kthehem në Shqipëri pas kaq kohësh dhe shtysa ime për t’u bërë pjesë e “Big Brother”. Mendoj që në vendim tim, mund të arrij të bëj punën që njëherësh është edhe pasioni im. Kam besim se me këmbëngulje e përkushtim, Shqipëria do ma japë këtë mundësi, që ndoshta në Francë nuk do mundem ta kem. Kam disa plane që uroj të më realizohen së shpejti. 
Mendon se ia vlejti të bëheshe pjesë e një reality-show? 

Sa i takon anës së sakrificës, mendoj që nuk ia vlen. Por nëse e shoh në anë të tjera, besoj se kjo eksperiencë të jep shumë. Të mëson, të forcon dhe të ndihmon që “të njohurit”, apo famën e momentit ta përdorësh për të ecur përpara profesionalisht. Uroj të jetë kështu. 
Çfarë është gjëja më e bukur që të ka dhënë “Big Brother”? 

Nga ajo shtëpi kam marrë me vete kujtime shumë të bukura dhe kam bërë miq. Po ashtu vlerësimi që më bëjnë njerëz që nuk i njoh fare, më kënaq vërtet shumë. 
Është e vërtetë që miqësia me Riken është ftohur? 

(Qesh) Jo, aspak. Nuk e di se nga kanë dalë këto fjalë. Me Riken jemi mikesha njësoj si brenda shtëpisë, vetëm se tani jemi në lëvizje dhe jemi takuar më rrallë. Ajo këto ditë është në Itali. 
Po me Ilirin apo Anaidin, je takuar? 

Jam takuar. Me Ilirin dhe të dashurën e tij, jemi ulur e kemi biseduar. Mosmarrëveshjet brenda lojës kanë mbetur pas. Edhe me Anaidin jam takuar kur jemi mbledhur një grup i madh banorësh. Kur je brenda shtëpisë së “Big Brother” je i detyruar të komunikosh e ta kalosh kohën me të gjithë. Tani që kam dalë, kam mundësinë të zgjedh se me kë do të shoqërohem (qesh). 
U mërzite që fitoi Anaidi? 

(qesh) U mërzita që nuk fitova unë. Më vjen keq që publiku vlerësoi një njeri që bënte hile. Më vjen keq që nuk u vlerësua drejtësia dhe pastërtia. Modestisht e them, që, duke parë rrugëtimin tim brenda asaj shtëpie, meritoja të fitoja, në emër të të gjithë atyre njerëzve që vlerësojnë të drejtën. Nuk po lavdërohem e as nuk më pëlqen vetja, po jam realiste. Shumëkush mund të mendojë që të futesh në shtëpinë e “Big Brother” është njësoj sikur të bësh tre muaj pushime, por unë mund t’ju them që nuk është kështu. Për një vajzë të re që është mësuar me punë, nuk është e lehtë të rrish e izoluar pa bërë asgjë, dhe për më tepër duke humbur kohë e para. Veç kësaj, “Big Brother” nuk është lojë, por luftë. Aty je e sulmuar gjithë kohën, edhe në gjëra që të dhembin e që ndoshta nuk duron dot. Unë vendosa të mos shkel mbi veten dhe të sillem siç jam, pra nuk sulmova. Gjatë tre muajve qëndrova në pritje që, kur të më sulmonin, të mbrohesha. Nuk e ëndërrova fitoren, por e dëshirova shumë si vlerësim për mundin e bërë. Po edhe kështu, s’ka problem (qesh). 
Të ndalojnë njerëzit në rrugë? Çfarë të thonë? 

Më flasin me shumë respekt, dhe kjo është një nga gjërat më të bukura që po më ndodh këto kohë. Më kanë ndjekur dhe më vlerësojnë. Është shumë bukur dhe s’e prisja. 
Po djemtë, të ngacmojnë? 

Po, më flasin dhe më bën përshtypje që janë të kujdesshëm e më drejtohen me shumë respekt e jo në mënyrë vulgare (qesh). 
Është dashuruar ndonjëri me ty, duke të parë në televizion? 

(qesh) Dashuruar jo, po ka që më janë afruar dhe më kanë shprehur pëlqimin e tyre. 
Ti vazhdon të jesh beqare? 

Po, vazhdoj të jem beqare (qesh). 
Të pëlqejnë djemtë shqiptarë? 

Më pëlqejnë dhe dua të lidhem me një shqiptar. Edhe kur jetoja në Francë dhe njihja djemtë atje, gjithmonë më dukej sikur i mungonte diçka që e kanë vetëm meshkujt shqiptarë. 
Si të duket historia e dashurisë midis Anaidit dhe Joanës? 
(qesh) Për mendimin tim nuk mund të quhet histori dashurie. Ata janë të dy hipokritë në maksimum. Të dy e kanë përdorur njëri-tjetrin. Nuk po e kuptoj pse po akuzohet Anaidi që ka bërë gabim dhe Joana na doli viktimë. Joana e kuptoi që në fillim që Anaidi ishte personazh i fortë dhe u kap pas tij. Nga ana tjetër, ai, duke parë Joanën si një personazh gjoja i sulmuar nga të gjithë dhe mund të kishte marrë vëmendjen e publikut, i dilte në mbrojtje. Të dy kishin si qëllim të përfitonin nga njëri-tjetri dhe në asnjë moment nuk kam parë ndjenjë midis tyre. Pastaj, një femër që nuk e ka problem të kryejë marrëdhënie seksuale përpara miliona njerëzve që e shohin, s’ka si të ketë drejtësi e pastërti në një lojë.


Klikoni këtu për të parë të tjera foto të Elonës:
↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓

--

Berisha në “2XL”: Ha vetëm nga dora e Lirisë, ky është çelësi i energjisë!


Berisha shkoi më në fund në “Apartamentin 2XL” dhe sikundër ishte paralajmëruar, bëri një ‘show’ të paparë. Mbrëmja e djeshme ka fiksuar përpara ekranit të “Vizion Plus” me mijëra njerëz, të cilët ndoqën me kërshëri puntatën e fundit të “2XL”- së për këtë sezon. Gjatë spektaklit kryeministri tregoi mjaft histori interesante nga jeta e tij. 

Kështu ai rrëfeu çaste nga rinia, mes të cilave tregoi edhe për një udhëtim në Dajt, në mes të dëborës që kishte arritur gjysmë metri, ku pas tri orësh ecje e kishte të vështirë kthimin pas. Kreu i ekzekutivit ndau me publikun edhe emocionet e puthjes së parë, që sipas tij, ka qenë e shenjtë. Ai tregoi sakaq se seks-simboli i kohës së tij ka qenë Brigitte Bardot, ndërsa këngëtarja që dëgjonte më shumë ishte Édith Piaf… Lideri i demokratëve tha ndër të tjera se ushqehet vetëm nga dora e gruas së vet dhe ky është çelësi i energjisë së tij. Berisha rrëfehu gjithashtu se nga të gjithë ata që ka mposhtur, për Ramën i ka ardhur më shumë keq dhe sipas tij, Rama matet me pëllëmbë, ndërsa ai vetë me pasion. Berisha deklaroi se do ta ndryshojë profetësinë e “2XL”-së, pasi deri tani të gjithë ata që kanë shkuar aty kanë humbur, por sipas kryeministrit jo më, sepse ai do të fitojë. 

Në fund të spektaklit kreu i mazhorancës tha se: “Edhe pas 30 vjetësh këtu do të më keni” dhe u shpërndau dhurata artistëve pjesëmarrës. Kështu, producentit Turjan Huska i dhuroi një urë të gdhendur me logon e “Apartamentit 2XL”, duke qenë se qeveria e tij ka ndërtuar dhe po vazhdon të ndërtojë rrugë. 

Julit i dhuroi një bluzë të kombëtares me numrin 10, në të cilën ishte stampuar emri e mbiemri i aktorit shkodran, Jul Deda dhe emri i kryeministrit, Sali Berisha. Aktorit tjetër, Albano Bogdo, kryetari i maxhorancës i dhuroi një lahutë, që të mësojë të këndojë edhe këngë nga veriu, ndërsa Gentian Zenelajt një suvenir që simbolizon Shëngjinin me një peshkatar që kishte fytyrën e tij të gdhendur. Lisës kaçurrelse kryeministri i dhuroi një karficë dhe një buqetë me lule, ndërsa shpërndau edhe dhurata të tjera simbolike për të gjithë aktorët e “2XL”, apartamentit më të famshëm në Shqipëri… 
--

Tuna Sejdi: Jam zogu më i mirë!


Zogu ma i mirë prej krejtve/ Dalloj shumë prej të tjerave/ Unë i boj krejt, veçse mu no” – janë vetëm disa nga vargjet e tekstit të këngës më të re të këngëtares Tuna Sejdi. Kënga është publikuar dje në versionin audio, ndërkohë që këto ditë pritet të prezantohet edhe me videoklip. Siç është mësuar tashmë, këngëtarja e dashur shkupjane do të vijë këtë verë me një bashkëpunim. Pas hitit “I asaj”, që e kthehu Tunën në qendër të vëmendjes, ylli i skenës sjell këngën e saj të re në duet me të dashurin aktual, reperin Cozman, që është pjesë e labelit “BABASTARS”. Në pjesën e tij, reperi thotë: “Unë s’mundem pa të/ Ajo s’mundet pa mu/ Mundohem me e pas afër/ Po ndonjëherë duhet me shku prej Prishtinës n’London, prej Shkupit n’Tiranë/ S’ka lidhje largësia/ Nëse don e afron/ Non stop në telefon/ Syni don me ma ngu mu zonin”, për t’ia lënë radhën më pas Tunës, e cila e mbyll më vargjet: “Ne nuk jemi in nëse s’jemi bashkë/ Sillemi poshtë nalt, poshtë nalt”. Kënga është pëlqyer shumë nga fansat dhe ka marrë mjaft komente pozitive. Videoklipi “I asaj” e vuri Tunën në shënjestër për shkak se aty këngëtarja prekte ‘zogun’, por këtë fakt ajo e kthehu në një armë të fortë për veten. Kujtojmë që në “Videofest 2013” ajo u shpreh e lumtur për këtë etiketim dhe iu drejtua fansave me fjalinë: “Ju do zogu”.


Kliko këtu për më shumë foto të Tunës:
↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓
--

Ja 5 metoda si t’ja shtosh dëshirat seksuale partnerit/es!

↑↑↑↑↑↑↑↑↑↑↑↑
Klikoni këtu për më shumë foto-lajme:


Natyra e dëshirës suaj seksuale për partnerin do të ndryshojë me kalimin e kohës dhe për këtë nuk duhet të fajësoni veten por as partnerin apo partneren tuaj. Nëse marrëdhënia juaj ka arritur në stadin e rutinës dhe të pseudo-rehatisë, ju duhet të reflektoni mbi situatën aktuale. 

Diferencohuni 
Duke eksperimentuar me pak distancë për një periudhë kohe, mund t'ju ndihmojë për të kërkuar më pas intimitetin me partnerin tuaj. Në njëfarë mënyre, mund t'ju japë hapësirën që ju nevojitet për të parë njëri-tjetrin si dashnorë përsëri, dhe jo më vetëm si partnerë që ndani të njëjtën hapësirë apo të njëjtën shtëpi. Të dish të diferencohesh, do të thotë gjithashtu që ju mund të shpenzoni orë të tëra duke qëndruar në shoqërinë e miqve tuaj të vjetër, në mënyrë që të kuptoni rëndësinë e të qenit bashkë sërish. Në këtë mënyrë, ju do të mund të kuptoni edhe rëndësinë e të qënit "ti dhe ai sërish". 

Largojuni rutinës 
Lini takime me njëri-tjetrin larg shtëpisë; p.sh. në një bar apo restorant që dikur e keni frekuentuar, në një diskotekë, në të cilën dikur mund të keni kaluar shumë mirë. Pra, ju duhet të vini në krye të prioriteteve tuaja, lidhjen tuaj emocionale, duke u sjellë natyrshëm dhe duke lënë që nxitja seksuale të vijë nga dëshira për bashkëveprim trupor dhe jo nga rutina për të kaluar kohë bashkë. 

Mbani shikimin tuaj të fokusuar tek partneri juaj 
Mermi disa minuta për të menduar nëse diskutimet tuaja bëhen në rastin kur njëri prej jush merret me diçka tjetër, apo në rastin kur ju të dy qëndroni të ulur të divan? Femrat më tepër se meshkujt kanë një nevojë që është e një rëndësie tepër të madhe: nevojën për t'u vlerësuar fizikisht. Pra, kjo nevojë fizike i jep femrave ngrohtësi dhe i bën të ndjehen më të vlerësuara; më shumë se në rastin kur mund të kenë kaluar orë, të tëra diskutimi aktive me partnerin tuaj. 

Merrni iniciativa 
Merrni iniciativa, në mënyrë që t'i demonstroni partnerit tuaj, metoda të reja për t'u përfshirë në marrëdhënie seksuale. Kjo ju jep një shans për të ilustruar se si nevojat tuaja emocionale nisin shumë kohë më parë se sa dëshira juaj seksuale. 

Loja e ngacmimeve 
Metoda praktike si takimet në restorante romantike, një gotë verë në sallonin tuaj e shoqëruar nga era e këndshme e qirinjve aromatikë, etj, mund të jenë më efektive se sa rindërtimi i një situate në të cilën jeni ndjerë më të tërhequr nga partneri në të kaluarën. Pra, loja e ngacmimeve seksuale ka të bëjë me organizimin e kohës, vëmendjes dhe dëshirave tuaja në mënyrë të tillë që ta bëni partnerin tuaj të kuptojë se ju ende kujdeseni dhe shpenzoni kohën tuaj për ata dhe se ata e meritojnë gjithë vëmendjen tuaj. 

Ose kliko këtu për më shumë lajme:
↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓
--

Horoskopi ditor, e Hënë 17 qershor 2013!




Dashi 21/3 - 20/4
Keni tendencen per te fajesuar veten per gjithcka, kur ne fakt eshte aspekti planetar qe nuk ju ndihmon fort ne kete dite. Per kete arsye, perpiquni te rrini ne qetesi dhe te mos mendoni negativisht.

Demi 21/4 - 20/5
Dite e bukur ne aspektin sentimental, por jo edhe ne pune. Nje epror mund te kete verejtuar mungesen tuaj prej disa ditesh. Mundohuni qe te gjeni justifikimin e duhur.

Binjakët 21/5 - 21/6
Sot mund te perballeni me dike i cili prej disa kohesh eshte perpjekur t’ju sfidoje ne pune. Eshte mire t’I thoni gjerat sic I mendoni ne menyre qe te fitoni terren ndaj tij.

Gaforrja 22/6 - 22/7
Mos e lodhni shume veten me angazhime te teperta. Ju nevojitet me shume pushim. Merrni fryme thelle, shijoni diten duke u marre me ndonje shetitje ne nje vend te gjelberuar.

Luani 27/7 - 23/8
Nje marredhenie e re sentimentale duket ne sfond per te lindurit ne shenjen tuaj. Mos hiqni dore sa ta gjeni personin e zemres, gje qe do t’jua ndryshoje jeten per mire.

Virgjëresha 24/8 - 22/9
Do te jete nje dite e ngjeshur me pune kjo e sotmja per te indurit ne shenjen tuaj. Megjithate do ta perballoni me se miri fale energjise pozitive qe ju rrethon.

Peshorja 23/9 - 22/10
Parashikohet nje dite e ngrohte per te lindurit ne shenjen tuaj. Do te merrni shume buzeqeshje nga njerezit qe keni perreth, duke ju bere te ndiheni ne forme perfekte.

Akrepi 23/10 - 22/11
Kohet e fundit keni lene pas dore jo vetem veten tuaj, por edhe njerezit tuaj te dashur. Duhet patjeter qe te ndryshoni qendrim ne menyre qe edhe ju te ndiheni I plotesuar.

Shigjetari 23/11 - 21/12
Ju pret nje paradite e kendshme prane familjes dhe te dashurve. Por pasditja do te jete me e ngjeshur, me shume pune dhe impenjime te cilat do t’ju lodhin se tepermi.

Bricjapi 22/12 - 20/1
Do te merrni nje shume te mire parash nga eporet tuaj. Mund te jete ne formen e nje shperblimi per punen e mire qe keni bere. Kjo do t’ju beje qe te punoni me fort ditet ne vijim.

Ujori  21/1 - 20/2
Po perpiqeni ta bindni veten se gjithcka po shkon mire ne sektorin profesional, por ne fakt jeni i ndergjegjshem se qe ta rregulloni nje problem, duhet ta identifikoni me pare ate.

Peshqit 21/2 - 20/3
Perpiquni te mos i ekzagjeroni gjerat ne marredhenien me te dashurin. Edhe nese keni verejtur dicka qe nuk shkon, prisni dhe mesoni te keni durim.


--