Home » » Ardit Gjebrea i bën dhuratë vetes për ditëlindje një “BMW X5” në Romë!

Ardit Gjebrea i bën dhuratë vetes për ditëlindje një “BMW X5” në Romë!


 Moderatori i njohur televiziv Ardit Gjebrea, edhe pse nuk duket, ka mbushur plot 50 vjeç. 
Ai ka vendosur ta festojë “ndërrimin e prefiksit”, siç e quan vetë, në kryeqytetin italian me familjen dhe miq të afërt. 
Për këtë përvjetor Gjebrea i ka dhuruar vetes një makinë të re, më konkretisht një “BMW X5”. 
Ja se çfarë shkruan ai në profilin e tij të “Facebook”: “Bye Bye Audi Q7! Kisha 6 vite me atë makinë. Ja ku më erdhi një zoçkë e bardhë, e re, BMW X5. Ia bëra vetes dhuratë për ditëlindje. Zakonisht në raste 50-vjetorësh, njerëzia rendin të bëjnë ndonjë kopertinë gazete a reviste, të marrin ndonjë titull nga Presidenti, të bëjnë ndonjë party ‘VIP’ e ta marrë vesh e gjithë dynjaja. Larg qoftë! Merru me veten - i thashë vetes - dhe jeto për vete, jo për të tjerët. Pasi u përshëndeta me të vjetrën, hypa tek X5-a dhe nuk di përse më erdhi shprehja “trendy”: "Kjo makinë qeka nona!"

0 comments:

Post a Comment