Home » » Soni Malaj: Ja fustani që kisha Ëndërruar!(FOTO).

Soni Malaj: Ja fustani që kisha Ëndërruar!(FOTO).


Me buzëqeshjen që s’i ikën kurrë nga fytyra dhe me sytë në lot, këngëtarja e suksesshme shqiptare, Soni Malaj i tha ‘po’ martesës me babain e vajzës së saj, balerinin Mirko Luçareli, i cili, nga ana tjetër, pyetjes së Eda Turkut,‘a e pranon Sonin si bashkëshorten tënde?’, iu përgjigj në gjuhën e gjysmës së zemrës së tij: ‘me gjithë zemër’. 
Mjaftoi kaq, që edhe të pranishmit në sallë të emocionoheshin e të shpërthenin në brohorima për çiftin e dashur të showbiz-it. E sigurisht, në ngjarje si kjo “Bluetooth” s’mund të mungojë, ndaj do të sjellim sot një pjesë të emocioneve të asaj dite, të rrëfyera nga vetë protagonistja, ylli i skenave tona, Soni Malaj. 
Soni, së pari urimet më të mira... Me trashëgime! 
Shumë faleminderit! Do doja dhe unë si fillim t’i përshëndesja të gjithë lexuesit e “Gazeta Shqiptare”, veçanërisht besnikët e suplementit “Bluetooth”. 
Si ndodhi që u bëtë pjesë e sfilatës së “Geraldina Sposa”? 
Unë dhe Mirko u ftuam nga “Geraldina Sposa” - agjencia martesore nr.1 në mbarë shqiptarinë, - që me rastin e 10- vjetorit të themelimit, të ftuarit specialë të ishim ne... Duke qenë jubile, menduam për diçka më të veçantë, që të ishte surprizë për të gjithë të pranishmit. Ndaj u inskenua një ceremoni e vërtetë martese, me juristen, një çift dhe shumë të ftuar. U bë diçka shumë e bukur dhe e veçantë. Unë dhe Mirko përjetuam emocione të vërteta dhe jo vetëm ne besoj, por të gjithë të pranishmit. Merita më e madhe për këtë u shkon dy themeluesve të “Geraldina Sposa”, Armando Pezës dhe bashkëshortes së tij Marcela. 
A ishte gjithçka siç ti e kishe imagjinuar? 
Fustani ishte përrallor, spektakolar, por në të njëjtën kohë edhe pak i rëndë (qesh). Një vepër arti nga Zuhair Murad, stilisti që po vesh gjithë yjet e Hollywoodit. Ishte tamam fustani i ëndërruar nga çdo femër, nuk mund të zgjidhja më mirë. 
A të uruan kolegët? 
Mora shumë urime, nga kolegë, miq, të afërm. Mora edhe një sms nga një kolege shumë e dashur si Bleona Qereti, e cila më dërgoi urime nga USA. 
Si reagoi Anna kur pa mamin të veshur nuse dhe babin dhëndër? 
Anna, sigurisht ishte shumë e entuziazmuar, gjithë kohës bënte ‘mama’, ‘papa’.

HISTORIA E DASHURISË:
Lidhja e tyre nisi në edicionin e parë të “Dancing With The Stars”, nga ku ‘urrejtja’ që kishin për njëri-tjetrin në fillim u kthye në simpati e dashuri nga prova në provë... Angazhimi i Mirkos me punë jashtë Shqipërisë dhe nevoja e Sonit për të bërë pak pushim në karrierë, bënë që të dy të arratiseshin në Sevilje, ku krijuan dhe familje... Pak përpara se Anna të vinte në jetë, çifti simpatik vendosën të celebronin dashurinë e tyre në Bashkinë e Seviljes, përmes një ceremonie intime me shumë pak të ftuar. Dasma e tyre ka kohë që shtyhet, dhe kjo jo për shkak se Mirkos dhe Sonit i mungon dëshira, por sepse lista e të ftuarve është aq e gjatë, sa kur nisin të shkruajnë emrat, ndërrojnë menjëherë mendje...

0 comments:

Post a Comment