Dashi: Nëse ju jeni duke jetuar një histori të dyfishtë dashurie, mund ta gjeni veten mes mosmarrëveshjeve të rënda. Ndërsa në jetën shoqërore, duhet që ta mbani nën kontroll paqëndrueshmërinë e humorit tuaj, duke mos ua hedhur fajin të tjerëve për faje që në fakt, janë vetëm tuajat. Në fushën profesionale, para se ta merrni një vendim, duhet që ta studioni atë tërësisht. Sot është e vështirë edhe për t’i organizuar studimet apo aktivitetet tuaja, dhe t’u kushtoni vëmendje vetëm detyrave tuaja të zakonshme. Duhet që jeni të kujdesshëm për të mos kryer ndonjë proçkë. Miq të rinj.
Demi: Hëna e re gjatë ditës së sotme vendos në qendër të vëmendjes suaj, burimet personale të parave, që kanë të bëjnë me shpenzimet, borxhet, kreditë dhe investimet. Edhe pse, zakonisht ju jeni të vetëdijshëm për çështjet financiare që kanë të bëjnë me ju, mund të përfitoni nga qartësia mendore dhe influencat hënore për të vlerësuar raportimin financiar periodik. Nëse ju doni, kjo është ditë e përkryer për të bërë një vlerësim në këtë fushë shumë të dashur për ju.
Binjakët: Hëna e re në shenjën tuaj, është një ogur i mirë për Binjakët që dëshirojnë ta ndryshojnë jetën e tyre. Fshirja e një shqetësimi që ka patur një prani të rëndë në jetën tuaj, meriton festim dhe gëzimin e zemrës suaj. Nëse keni lindur në maj, ju mund të ndjeheni pak të tërhequr dhe të hutuar. Duhet të veproni me qetësi dhe ta keni vëmendjen më shumë se zakonisht, kur bëni sport ose bëheni pjesë e një ngjarje. Dhe me partnerin tuaj, mos harroni që të përdorni mënyra më të buta. Ndonjëherë ju jeni shumë i ashpër. Dhe ai/ajo nuk e meriton këtë.
Gaforrja: Mërkuri në përleshje me Uranin dhe Plutonin në shenjën tuaj gjatë ditës së sotme, do të bëjë që për disa të lindur të kësaj shenje, veçanërisht në qoftë se janë të lindur në dy dhjetëditëshat e parë të saj, të mund të jetë një ditë pak e rëndë. Intoleranca dhe kritikat thumbuese, janë të mundshme sot nga shoqëria juaj. Dhe nëse gjendeni në procesin e një tërheqje dashurore, duhet të jeni më të kujdesshëm pasi një rival mund t’ju sfidojë. Gabimet në gjykim mund të bëjnë që ju të bëni ndonjë hap të gabuar, prandaj kujdes. Duhet që të operoni më shumë me teknikën e të menduarit pozitiv.
Luani: Shoqëria dhe inkurajimi që do t’ju mbërrijë gjatë ditës së sotme nga miqtë tuaj, do të frymëzojë një entuziazëm të përtërirë tek ju. Ndërsa do t’ju duhet ende që t’i duhet të përdorni të gjitha aftësitë tuaja analitike për të shmangur kurthet e pakënaqësitë kundër një personi të afërt me ju. Hëna e re do të rezervojë kureshtje dhe shpresë të re tek ju, të afta për ta bërë më të larmishme dhe dinamike klimën sentimentale, sidomos sa i përket miqësisë.
Virgjëresha: Gjatë kësaj dite të shtunë, paraqitur Hëna e re mund të përfundojë një biznes tuajin, pa humbur nga sytë e saj as kontekstet private. Disa armiqësi kërkojnë qetësi, të paktën sot, si edhe këmbë të vendosura mirë në tokë. Duhet që të jeni të mençur për të mbajtur nën kontroll situatat dhe ndjenjat, sepse diçka mund të shkojë edhe keq. Provojeni të fitoni me inteligjencën tuaj faktin që të arrini të jeni në gjendje për të përballuar me rrethanat e duhura atë që në fakt jeni duke kërkuar.
Peshorja: Hëna ju shfaq të reja në fushën ekzistenciale gjatë ditës së sotme. Nëse rezultatet e pritura janë ende të pakta prej muajsh, ju nuk duhet ta humbni shpresën, sepse kjo është një ditë e mirë për të filluar procesin e transformimit tuaj. Diçka ka ndryshuar, dhe po ndryshon prej disa kohësh. Ju mund të vendosni edhe për të eliminuar një numër të nocioneve të cilat kanë nisur të dominojnë në jetën tuaj. Megjithatë, duke pasur parasysh oratorinë që e kanë si cilësi ata që kanë lindur në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit, sot ajo që është e mençur për ju, është pikërisht që të shmangni të folurit shumë. Kujdes, vjedhje dhe humbje të objekteve të çmuara.
Akrepi: Përdoreni biçikletën tuaj, që të udhëtoni për të zbuluar horizonte më interesante. Ju mund të ktheheni kështu në një person të ri, siç sugjerohet nga ndikimi i Hënës së re në shtëpinë e tetë, e cila është e lidhur me rilindjen tuaj apo edhe transformimin. Duhet që ta distanconi veten nga një situatë pune dhe të jeni i kujdesshëm mbi personin, i cili jeton me ju, pa e kufizuar disponibilitetin tuaj. Do të jetë e mundur për të marrë një dhuratë të papritur.
Shigjetari: Yjet shumë të kundërta me njëri-tjetrin mund të shfaqin para jush një ditë të shtunë plot shqetësime emocionale, si edhe një rënie të lehtë të disponibilitetit për të qenë i shoqërueshëm me të tjerët. Spontaniteti juaj, duket se është i penguar nga një ngarkesë nervore. Kujdes, nga fillimi i shfaqjes së dyshimeve për ndershmërinë e partnerit tuaj, i cili mund të rrënojë harmoninë e cila ishte krijuar më parë me të. Ju mund të gjeni se më shumë do të jeni të shqetësuar nga situatat e kaluara të cilat i keni zbuluar vetëm tani, ose që ju kurrë nuk arritët t’i kapërceni plotësisht.
Bricjapi: Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë me shqetësime nervore, e cila sjell konfuzion në mendjen dhe shpirtin tuaj. Për të ruajtur reputacionin tuaj të mirë, duhet që vetëm të merrni një qëndrim fiks dhe të jeni të vendosur. Teksa do të gjeni edhe një falënderim të lumtur për përkrahjen e njerëzve që kanë rëndësi në mjedisin tuaj. Hëna e re mund të dëshirojë edhe që të kujdeseni për një fizik më të mirë apo mirëqenien tuaj.
Ujori: Eshtë një Hënë e re, e cila sjell përfitime për ju, e formuar në qiellin e ditës së sotme. Dielli dhe Hëna, së bashku, të vendosur në shtëpinë e pestë që përfshin dashurinë, erosin, fëmijët, kreativitetin dhe argëtimin, janë vetëm disa prej mundësive që shumë Ujorë duhet të shfrytëzojnë gjatë kësaj dite për ta kthyer faqen aktuale në këta sektorë. Si edhe për të dhënë një përshtypje të re në fushën sentimentale. Mos e humbni këtë të shtunë duke i shtyrë me zor orët.
Click
Peshqit: Përpiquni për t’i sqaruar më mirë çështjet problematike apo paqartësitë e krijuara në marrëdhëniet familjare dhe në vendin e punës, para një kolegu apo punonjësi tuaj në varësi. Mund të ndiheni pjesë e disave kurtheve, dhe duhet që veçanërisht, t’i moderoni qëndrimet e dyshimta apo ato problematike që shërbejnë vetëm për t’i përkeqësuar konfliktet. Këshilla të njëjta vlejnë edhe për jetën në çift. Sot më shumë se kurrë, toleranca është një virtyt i bukur.
0 comments:
Post a Comment