Çfarë karakteristikash duhet të ketë burri ideal sipas jush? Kur flitet për meshkujt, çdo grua ka standartet bazë që vlerëson meshkujt, prandaj bëhet fjalë për një temë individuale dhe jo subjektive. Por thellë-thellë, ka disa cilësi që në nivel botëror konsiderohet nga gratë si të pashmangshme. Cilat janë? Sigurisht në vend të parë është një cilësi e rrallë në pjesën më të madhe të meshkujve, që është ndjeshmëria. Me shumë se forca e muskujve, ajo që kërkon në të vërtetë një grua tek një mashkull është ëmbëlsia, të qenit i vëmendshëm ndaj partneres. Sigurisht duke e respektuar çdo rrethanë, duke filluar nga më banalet. Mashkulli ideal duhet të jetë i aftë të habisë partneren, pra jo vetëm të kujdeset për të, por ti japë vëmendjen e veçantë, edhe pa e mbushur me dhurata. Duhet të jetë mbrojtës dhe të përballojë problemet me qetësi, pa harruar të jetë argëtues. Një sens i mirë humori, gjithmonë parapëlqehet në fakt. Një tjetër karakteristikë që pëlqehet është edhe romanticiteti, si aftësia për të joshur dhe për të qenë i këndshëm me partneren. Cilësi që mund të tregohet dhe në tryezë. Në fakt, çdo grua ka ëndërr që burri i saj të di të gatuaj. Në fund mashkulli ideal duhet të përkujdeset edhe për veten e tij dhe të tregojë se është në gjendje të marrë shumë përgjegjësi. Pra atyre ju pëlqejnë meshkujt e ndjeshëm dhe të fortë njëkohësisht.
Home »
» Ja karakteristikat e burrit ideal!


0 comments:
Post a Comment