Home » » 80 mijë italianë në vit udhëtojnë në kërkim të seksit me fëmijë!

80 mijë italianë në vit udhëtojnë në kërkim të seksit me fëmijë!


Numri i italianëve që udhëtojnë në vendet e varfra për “turizëm seksual” është gjithnjë në rritje. Të dhënat e raportit të agjencisë “Ecpat” flasin për shifra të larta të italianëve që shkojnë në Kenia, Republikën Domenikane apo Brazil në kërkim të seksit me fëmijë të mitur. 
Sipas “Ecpat”, çdo vit 80 mijë italianë marrin avionin për të shkuar në vendet ku ofrohet “turizmi seksual”, në kërkim të fëmijëve, të shndërruar në prostituta. Pas italianëve, ndër më aktivët janë amerikanët, francezët dhe gjermanët. 
Presidentja e “Ecpat Italia” shprehet se personat që janë në kërkim të turizmit seksual me të mitur, nuk do ta kishin bërë kurrë një gjë të tillë në vendin e tyre. 
“Ne i quajmë ‘travelling sex offender’, që do të thotë persona që kanë sjellje abuzuese seksuale vetëm kur udhëtojnë. Ky është një krim ndërkufitar dhe për ta luftuar duhet bashkëpunim internacional.” -shprehet presidentja e “Ecpat Italia”. 
Sipas të dhënave të “Ecpat”, në Kenia rreth 15 mijë fëmijë përfshihen në atë që quhet prostitucion i rastësishëm, ndërsa fëmijë të përhershëm që abuzohen janë rreth 3 mijë. Ndërkohë në Republikën Domenikane numërohen rreth 25 mijë fëmijë të abuzuar. 

0 comments:

Post a Comment