Home » » Ja çfarë ndodh me maturën shtetërore: Skandal, News24 siguron tezën e Matematikës para përfundimit të provimit!

Ja çfarë ndodh me maturën shtetërore: Skandal, News24 siguron tezën e Matematikës para përfundimit të provimit!




Sot rreth 50 mijë maturantë iu nënshtruan provimit të dytë të detyrueshëm, atij të Maturës. Në orën 10:00 nxënësit u sistemuan në klasa për të qëndruar 2 orë e gjysmë. Sapo nxënësit u futën në klasa, dyert e shkollave të kryeqytetit u mbyllën me celës nga brenda me qëllim sigurimin e këtij provimi.

Pas provimit para pak ditësh të Letërsisë, News24 zbulon skandalin radhës me provimin e Matematikës. Gazetari i TvNews24, Spartak Koka siguroi sot tezën e provimit të lëndës së Matematikës, dokument që është kopjuar përmes një aparati celular dhe është nxjerrë jashtë ambienteve të auditorit ku kryhej provimi. 

Koka theksoi se tezat kanë dalë nga shkolla të ndryshme të kryeqytetit ku maturantët pasi i kanë fotografuar i kanë dërguar me Facebook dhe email dujke kërkuan ndihmë nga miq, familjarë apo profesorë për përgjigje të pyetjeve që bëhen në tezë. 

'Ka prova të sakta që tezat kanë dalë para se të përfundonte provimi zyrtar dhe dëshmi me orare', shpjegon gazetari i News24. 

Nga ana e saj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka siguruar dhe me pare se do të ketë penalizime të forta për të gjithë nxënësit që tentojnë të kopjojnë. 

Ata garantojne se edhe gjatë këtij provimi do të ketë bllokues të valëve të celularit në klasa dhe detektorë për të kapur të gjitha pajisjet elektronike që mund të tentohet të futen në ambientet e provimit. 

Por duket se celularët apo cdo mjet tjetër telekomunikacioni nuk qenkan ndaluar rreptësisht përderisa nxënësit kanë mundur të nxjerrin me anë të internetit tezën jashtë auditorëve të provimit të Matematikës.

Ndërkohë MASH ka veçuar testet e dyshuara për provimin e Letërsisë dhe do të verifikojë nëse ka pasur kopje. 
Ky skandal i kopjimit në provime ndodh për herë të dytë kur gjatë provimit të Gjuhë Letërsisë të Maturës Shtetërore, News24 siguroi tezën e provimit, por Policia dhe MASH hodhën poshtë pretendimet se teza ka dalë jashtë provimit.

Provimi perfundoi ne oren 12:30 minuta.

Matematika 
Matematika është prova më e vështirë, pasi bën pjesë në profilin shkencor, ku një pjesë e mirë e nxënësve hasin vështirësi. 
Specialistët e AKPsë sqarojnë se nuk ka vend për t’u shqetësuar, pasi pyetjet do të jenë për të tria nivelet e nxënësve. Do të ketë pyetje për të dobëtit në masën 40% të pyetjeve, për nxënësit mesatarë në masën 40% dhe për të shkëlqyerit 20% të pyetjeve. 

0 comments:

Post a Comment