Ja 12 mënyra si të kuptoni meshkujt!
Le të themi të vërtetën. Nuk është aq e lehtë për një grua për ta kuptuar plotësisht burrin e saj. Ashtu si për burrat, të cilët e konsiderojnë universin femëror më misterioz se një udhëtim nëpër kozmos. Ndërkaq, ka shumë gra që kanë vështirësi të interpretuar atë se çfarë bëjnë partnerët e tyre, atë që ata e thonë, por më shpesh nuk e thonë. Por ja ku e keni një udhëzues të shpejtë me referenca të lehta, për të shmangur keqkuptimet dhe për ta forcuar çiftin:
1) Mënyrat e tij për të thënë "Të dua"
Burrat nuk priren për t’i shprehur ndjenjat e tyre me fjalë. Preferojnë të veprojnë, të bëjnë diçka konkrete, qoftë edhe duke rregulluar diçka në shtëpi apo duke ju bërë dhurata. Në tërësi, çdo gjë që e bën më të mirë jetën tuaj të përditshme.
2) Mënyra e tij e të dëgjuarit
Edhe pse gratë flasin më shumë teksa janë ndjekur një bisedë dhe e ndërpresin bisedën me fjalët "E sigurtë?", "Vërtet?”, “E kuptova”, etj, nuk mund të pretendojnë se meshkujt janë domosdoshmërisht si ato. E vërteta është se ata janë pothuajse gjithmonë e kundërta në këtë aspekt. Pra, ata kanë tendencë për ta ndjekur një bisedë në heshtje. Gratë besojnë ata janë të hutuar, pa interes apo apatikë, por në realitet është e kundërta.
3) Mënyra e tij për të forcuar marrëdhëniet
Më shumë se nëpër mendimet apo ndjenjat, burrat kanë tendencë për t’i konsoliduar marrëdhëniet e tyre duke ndarë diçka shumë personale: një pasion, një interes, seks ...
4) Njeriu ka nevojë për të gjitha hapësirat
Ndarja e gjërave shumë personale është thelbësore për një njeri, por po aq e rëndësishme, që të ketë hapësirën e tij mbi gjërat. Një grua duhet ta kuptojë se çfarë i duhet mashkullit të saj për të patur zonën e tij të lirë, si një mjet kyç për ta forcuar çiftin.
5) Mashkulli, është krejt si babai i tij
Nëse një grua dëshiron ta kuptojë thellë partnerin e saj, gjëja më e mirë që mund të bëjë është të shikojë sesi është babai i tij. Po, në marrëdhëniet me të tjerët, në marrëdhëniet në jetën në përgjithësi, sepse ai e ka babain e tij si një shembull.
6) Mashkulli harron shumë në nxitim e sipër
Krahasuar me gratë, të cilat kalojnë me vështirësi situata apo ngjarje të pakëndshme, me rezultatin e akumulimit të ankthit, stresit apo depresionit, meshkujt kanë më pak gjasa të ndalen te ngjarjet e pakëndshme dhe priren për të shkuar përtej tyre më shpejt.
7) Ai ka nevojë për prova të qarta dhe të drejtpërdrejta
Një grua që dëshiron të kuptohet mirë nga mashkulli i saj, nuk duhet të presë që ai të kuptojë çdo hije trishtimi në fytyrën e saj, pasi meshkujt nuk mendohen kaq gjatë mbi vogëlsitë dhe detajet. Por ata kanë nevojë për prova të qarta dhe të drejtpërdrejta.
8) Atij i pëlqen të jetë i vlerësuar për atë që bën Nëse një grua ia tregon mashkullit të saj, se ai vlerëson qëndrimet ose sjelljet, ai do të ndihet më mirë. Sepse atij i pëlqen të jetë i vlerësuar për atë që bën.
9) Mashkulli mendon për seksin më shumë se femra
Shumica e meshkujve të moshës nën 60 vjeç mendojnë rreth seksit së paku një herë në ditë (në krahasim me 25% të femrave), sikundër meshkujt kanë dy herë më shpesh edhe fantazi erotike, si dhe mendojnë më shpesh se ato për seks rastësor.
10) Ai kërkon që gruaja t’i hidhet e para
Mashkulli dëshiron që gruaja të marrë iniciativën më shpesh në shtrat.
11) Ka edhe raste që mashkulli s’do fare seks
Për gratë, mund të tingëllojë e çuditshme, madje dhe e pamundur. Por ja që ndodh pikërisht edhe kështu.
12) Për atë, ka shumë rëndësi kënaqësia e gruas
Edhe pse femrat priren të mendojnë të kundërtën, për burrat kënaqësia e partneres është shumë e rëndësishme.
0 comments:
Post a Comment