Home » » Anaidi: “I vetmi njeri për të cilin nuk dua të jap asnjë koment që këtej e mbrapa, është Joana.(LEXO INTERVISTËN E PLOTË).

Anaidi: “I vetmi njeri për të cilin nuk dua të jap asnjë koment që këtej e mbrapa, është Joana.(LEXO INTERVISTËN E PLOTË).


“I vetmi njeri për të cilin nuk dua  të jap asnjë koment që këtej e  mbrapa, është Joana. Nuk dua të  komentoi asnjë gjë për atë sinqerisht. Joana ka zgjedhur një  mënyrë e të bërit interesanten  që mua nuk më pëlqen, kështu  që nuk dua ta komentoj fare”-  rrëfen Anaid Kaloti, fituesi i “Big  Brother Abania 6” për raportin që  pati brenda në shtëpi. Po nuk ka  të njëjtën mendim Joana, e cila e  pyetur për historinë mes saj dhe  Anadit ka një lum akuzash, duke  e cilësuar madje si mashkull parazit, pi gjithë ditën birra në lagje.  Ndërsa Anaidi, për lojën në këtë  reality shou ka më shumë për të  thënë: “Unë jam i vetmi njeri që  nuk do të pretendoja kurrë që  kur të dilja nga shtëpia e “Big  Brother” të ngushëllohesha me  atë pjesën . “Ti e meritoje por  ...” , është shprehur Anaidi. Brenda shtëpisë u spikatë për lojën  e tij tepër luftarake dhe që nuk  kursente asnjë detaj të vogël  nga banorët gjatë bisedave të  tyre, për t’ia përdorur më pas në  formën e debatit dhe provokimeve. Anaidi, që nga dita e parë  që është bërë pjesë e lojës, ka  qenë shumë aktiv dhe i përqendruar tek loja. Qëllimi i asaj ishte  të gjente sa më shumë sekrete,  sepse çdo sekret përmbante  një shumë të caktuar parash.  27-vjeçari, ia doli duke gjetur disa  prej tyre. Ai është përfolur shumë  dhe për lidhjen që ka krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother” me  Joanën, dhe raportit intim që ka-në pasur së bashku. Por gjithçka  ndryshoi pas daljes së tij, duke e  thënë gjatë “Fans Club”, nuk më  intereson më Joana. I pyetur, se si  do t’i menaxhonte parat e fituar  nga ky spektakël, ai na thotë: “Re-alisht akoma nuk jam interesuar  se si do i marr dhe ku do i mar-rë, jo se nuk më interesojnë. Por  po shijojë këtë fitoren tjetër, që  është më e madhe se ajo, sinqer-isht. Nuk më ka dal koha të merrem me ato”.  

Anaidi, ke përjetuar një “Big  Brother” me shumë histori,  një lidhje brenda dhe çmimi  i madh në përfundim. Çfarë  ka ndryshuar tek ty pas daljes  nga “Big Brother”? 

Po si fillim duhet të jem më i vë-mendshëm, duhet t’i marr gjërat  pak më seriozisht se më përpara.  Tani të jepet mundësi për të bërë  një hap dhe duhet të jesh i gatshëm dhe i mirë përqendruar që  të hedhësh një hap.  

Luajtët një rol në atë shtëpi,  apo ishe ti realisht?  

Aspak. “Big Brother” të nxjerr një  pjesë të karakterit tënd që gjithë  secili e zgjedh karakterin, unë zgjodha atë luftarakun pjesën tjetër  ishe komplet ndryshe. 

Si u përshtate me vëzhgimin  24 orë në 24? 

Pas mbarimit të spektaklit, na  çuan sërish për të festuar në  shtëpinë e “Big Brother” dhe ne  i pyetëm, përsëri do na filmoni?  Jo nuk ka më kamera-na thanë.  Fakti që nuk i kam pas problem  kamerat është demonstruar. Një  shoqja ime më thotë: nuk të erdhi turp që bëre atë gjë aty? Por  unë nuk i kam menduar që kamerat ishin aty. Unë kam bërë çdo  gjë. E kam menduar sikur nuk  ishin aty, sinqerisht.

Është përfolur shumë këtë  javë ndarja me Joanën dhe  mënyra që zgjodhe për ta  deklaruar atë. Çfarë mund  të thoni?  

I vetmi njeri që unë nuk dua  të jap asnjë koment dhe asnjë intervistë që këtej e mbrapa,  është Joana. Nuk dua të komentoi asgjë për atë, sinqerisht. 

As për pjesën e raportit tuaj  brenda shtëpisë? 

Fare, fare. Joana ka zgjedhur një  mënyrë e të bërit interesanten  që mua nuk më pëlqen, kështu  që nuk dua ta komentoj fare. 

Ishte mënyra se si është  sjellë Joana një nga arsyet  që hoqët dorë prej saj? 

Po ka disa dhe nuk është vetëm  një. Por nëse njeriu do të gjej  pretekst gjen sa të duash. Është  shumë e thjeshtë për të gjetur  arsye dhe pretekst. Por lëvizja  ime ishte ajo që doja të bëja dhe  gjithë se kush mund ta gjykojë  dhe interpretoi atë që donte të  bënte Anaidi. Jo ndonjë gjë të  planifikuar. 

E menduat reagimin e publikut kur vendosët ndarjen? 

E dija që do të kishte një impakt. Reagimet kanë qenë nga të  dyja anët, një pjesë e ka pritur  nuk e ka prit mirë dhe një pjesë  tjetër që e ka pritur shumë mirë.  Kështu funksionon me njerëzit.  Se sa më shumë e sa më pak,  nuk ia vlen të bësh statistika për  çështjen në fjalë.  

Me cilët nga banorët keni krijuar më shumë miqësi? 

Më të gjithë banorët kam komunikim. Me disa më pak me  disa më shumë. Cilat janë pikësynimet që i ke  vënë vetes pas daljes nga kjo  garë. Për çfarë do i shpenzosh paratë që more?  45 milionë nuk janë shumë, por  edhe pak nuk janë për të hapur  një aktivitet tëndin. Gjëja më e  kollajtë që mund të bësh, është  t’i shpenzosh ato para. T’i ruash ose t’i investosh është një  pjesë tjetër. 



Ju e keni menduar çfarë do  të bëni me to? 

Nuk jam interesuar ende për to  edhe pse u bë një javë që kam  dal nga shtëpia. Por po shijojë  këtë fitoren tjetër që është më e  madhe se ajo, sinqerisht. Nuk më  ka dal koha të merrem me ato. 

“Anaidi çun mami dhe mashkull legen” 

Ajo duket e qetë. Joana, një  javë më parë përjetoi një  moment të sikletshëm, jo  se nuk ndodh të ndahesh nga i  dashuri, por të jesh një person  publik dhe ndarja të ndodhi në televizion, kjo është pak e rëndë. Por,  vajza më e komentuar e këtij “Big  Brother” e ka marrë me sportivitet gjithë këtë situata dhe ka disa  fjalë për Anaidin; “legen, hipokrit,  çun mami, njeri me dy fytyra”. Unë  nuk jam adoleshente, tregon Joa-na që ta përjetoi keq. Unë thjeshtë  mora vesh kush është ai. Por, ajo  na këshillon për më tepër që të  shohim në “Post Big Brother”, ku  duket se ia ka thënë ca gjera në  sy dhe në televizion djalit më të cilin përjetoi një romancë dashurie  e vëzhguar 24 orë nga kamerat.  

Joana si kanë qenë për ty këto ditë? 

I kam kaluar shumë mirë. Nuk  jam adoleshente që ta përjetoj  keq. Edhe në post “Big Brother”  ia thash Aanidit; ti kujton se më  ke ulur mua, por në fakt ti ke ulur  veten në radhë të parë. E mora  dhe këtë situatë me sportivitet si  gjithmonë, por m'u duk shumë e  çuditshme kjo. Nuk e prisja nga  Anaidi. Më bëri vetëm për të qeshur... Për të qarë jo, absolutisht!  Anaidi ia futi vetes. Atë gjest fisnik që kam bërë unë për të, nuk do  e bënte as e dashura e as nusja  e tij. Hoqa dorë nga 100 milionë  lekë për të pa e menduar dy herë,  kur sot njerëzit të shesin edhe për  1 milion. Vetë Anaidi e shiti vet-en për ato milionat dhe për një  makinë që e kanë të gjithë shqiptarët. E shiti veten shumë lirë  ai njeri. Femrës edhe i shkon ta  shesë veten, po një mashkulli nuk  i shkon fare. Njerëzit kanë votuar një hipokrit e s'e kanë kuptuar.  Më mirë ta kishte fituar Iliri, të  paktën ishte më i sinqertë, më i  drejtpërdrejtë. Vërtetë unë e kam  sharë Ilirin për veset që nuk ia duroj dot dhe brenda lojës kishim  vendosur të ishim kundërshtarë,  por ai ka qenë dhe vazhdon të jetë  një njeri i sinqertë. 

Mendon se realisht ka ndikuar  e ëma në vendimin e tij? 

Po, sigurisht që ka ndikuar. Ai është çun mami. Bënë çfarë i thotë  e ëma dhe normalisht që ka ndikuar.  Po kjo pak rëndësi ka tani. 

Ju keni folur me familjen tuaj. Si e ka komentuar ajo këtë  situatë? 

Sigurisht, kam folur dhe flas gjithmonë. Epo ata e prisnin këtë përfundim. Lidhjen time me Anaidin  nuk është se e pritën shumë mirë  që në fillim. Sipas tyre më mirë që  përfundoj kaq shpejt se sa të zgjaste dhe të përfundonte me vonë.  Ne nuk jemi familje hipokritësh si  familja e Anaidit. 

Me Janin ke folur?

Me Janin flas dhe kam folur gjithmonë. Ai e dinte se si do të përfundonte. Më tha: “Unë e kam  parë Anaidin dhe e kuptova se  sa hipokritë që ishte. E dija që  ishte mashkull legen. Nuk është  mashkull për ty ai, njerëzit që rri-në afër teje, janë njerëz të lumtur”. Aman ç’u them, Anaidi është  mashkull parazit, është mashkull  që pi gjithë ditën birra në lagje.  Është njeri që nuk e ka përfunduar  as fakultetin akoma. Është 28 vjeç  dhe nuk është diplomuar ende për  gazetari, lëreni çfarë thotë ai! Ai  është mashkull legen, pikë .

Ti nuk arrite ta kuptoje gjatë  qëndrimit në shtëpi? 

Jo, nuk kisha se si ta kuptoja se  unë u dashurova me të. Ai është  njëri që vendos maskën dhe nuk  është e vërtetë ajo çka ka thënë këto ditë në media se ne ke-mi bërë vetëm seks. Aspak, e ka  parë gjithë publiku që ne edhe je-mi puthur. 

0 comments:

Post a Comment