Kliko mbi Foto:
Horoskopi ditor 02-06-2013
Dashi: Jeta juaj ne çift do jete me e animuar dhe me e kënaqshme gjate kësaj dite. Edhe ata qe kane pasur vështirësi dhe kane qene te trishtuar do ndihen me se miri. Beqaret edhe pse nuk do e mbajnë mendjen gjithë kohës tek dashuria, do e kenë te vështirë t’iu shpëtojnë shigjetave te Kupidit. Për financat do kujdeseni me tepër dhe do e bëni çdo shpenzim pasi ta keni menduar mire.
Demi: Vëreni me tepër ne pune imagjinatën gjate kësaj dite dhe do e shihni qe gjithçka do shkoje me se miri për jetën tuaj ne çift. Shprehjani sa me shume ndjenjat partnerit! Për sa iu përket personave pa angazhime sentimentale, ata duhet te kërkojnë ende ne çdo vend ku do shkojnë. Financat nuk do jene problematike, megjithatë duhet te shmangni dhëniet e huave.
Binjakët: Dashuria për çiftet do shkoje me se miri sot. Do kaloni momente te mrekullueshme pranë atij qe keni ne krah dhe nuk do keni çfarë te kërkoni me tepër. Edhe për beqaret yjet do ndikojnë pozitivisht. Do keni mundësi me shumice për te gjetur personat e ëndrrave. Financat nuk do jene te këqija, prandaj shfrytëzojeni ditën për te bere shpenzimet e duhura.
Gaforrja: Do përballeni me një debat te forte sot ne jetën tuaj ne çift dhe kjo mund te shkaktoje mërzitje te madhe. ne fakt gjithçka ka ndodhur për shkak te kokëfortësisë suaj dhe vetëbesimit. Beqaret do e kenë veten te lire, por disa gjeste te pavetëdijshme mund te jene çelësi për te joshur mjaft dike. Dite ideale për te kryer investime te rëndësishme financiare.
Luani: Dite pozitive dhe plot diell kjo e sotmja për jetën sentimentale te çifteve. Komunikimi do jete shume i mire dhe nuk pritet te ndodhe asgjë e pakëndshme. Për beqaret do jete Neptuni ai qe do favorizoje takimet e shumta. Shfrytëzojeni ditën deri ne minutën e fundit. Fati do jete ne anën tuaj ne planin financiar, megjithatë nuk duhet luajtur shume me Loto sepse kjo mund te shndërrohet ne ves.
Virgjëresha: Jeta ne çift do jete një rutine e vërtetë gjate kësaj dite dhe kjo do iu trishtoje pa mase. Beni çmos qe ta ndryshoni sadopak situatën nëse doni te përjetoni emocione. Beqaret do jene me te privilegjuar dhe do kenë mundësi te shkëlqyera për te takuar personin ideal. Nëse nuk doni te përballeni me surpriza te këqija ne planin financiar, duhet t’i menaxhoni me kujdes te ardhurat.
Peshorja: Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft e ngrohte gjate kësaj dite. Gjithçka do shkoje sipas parashikimeve dhe disa mund te marrin vendime te rëndësishme mbi te ardhmen. Beqaret nuk do jene te qarte për ndjenjat e tyre dhe për këtë arsye edhe sot qe qëndrojnë vetëm. Financat do jene te mira, por ne mbrëmje mund te kenë disa tronditje te vogla për shkak te shpenzimeve qe do iu duhet te bëni.
Akrepi: Fale bekimit te yjeve, jeta juaj sentimentale do jete harmonike dhe mjaft e këndshme sot. Disa do programojnë edhe një udhëtim te shkurtër se shpejti. Beqaret do ene një dite plot ngjyra. Me ne fund edhe ata do e takojnë shpirtin e tyre binjak. Ne planin financiar do mbizotërojë gjate gjithë kohe ekuilibri, kështu qe mos u shqetësoni fare.
Shigjetari: Do keni një nevoje shume te madhe për qetësi dhe ngrohtësi ne çift. Flisni me partnerin për këtë dhe do e shihni qe ai do iu beje te ndiheni mire. Beqaret do kenë disa takime interesante, megjithatë duhet te bëjnë kujdes te mos hedhin hapa te nxituara. Ne planin financiar, fale mbështetjes se Merkurit do i përballoni me sukses vështirësitë qe do iu dalin.
Bricjapi: Ne planin sentimental ka ardhur koha te mendoni me shume për te ardhmen dhe te merrni vendime te rëndësishme. Shprehini ndjenjat ashtu siç i keni ne zemër. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme dhe jo me ndonjë takim shume te veçante. Beni ende durim! Situata financiare do jete goxha e qëndrueshme dhe nuk pritet asnjë problem i madh.
Ujori: Do keni imagjinate shume te zhvilluar gjate kësaj dite dhe do bëni çmos qe t’i jepni me tepër entuziazëm jetës suaj ne çift. Partneri do ndihet mire dhe te dy se bashku do jeni gjithë kohës te gëzuar. Beqaret nuk do kenë ndonjë ndryshim te madh ne jetën e tyre sentimentale. Sektori i financave nuk do preket aspak kështu qe mos u shqetësoni fare.
Peshqit: Dite shume e këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Dialogu dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës kështu qe mos e keni fare merak. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite te paqëndrueshme. Takimet nuk do mungojnë, por ju nuk do jeni te sigurte për atë qe duhet te bëni. Ne planin financiar nuk rekomandohen rreziqe te mëdha sepse mund te lindin probleme.
Horoskopi i Muajit Qershor:
Dashi: Gjate këtij muaji do e keni te vështirë te ruani një klime te qete për jetën tuaj ne çift. Ndonjëherë do tregoheni shume kokëfortë dhe nuk do toleroni për asgjë. Ne disa momente te tjera do tregoheni emotive me shume sesa duhet dhe kjo do e mërzitë partnerin. Beqareve do iu kujtohet një histori e shkuar dhe do e kenë te vështirë te fiksohen pas dikujt tjetër. Shëndeti do jete goxha i mire, megjithatë nuk duhet ta teproni me lodhjen nëse nuk doni te keni probleme me vone. Nervozizmi ne disa raste mund te sjelle gjithashtu shqetësime. Kujdes! Ne planin financiar, fale ndihmës qe do iu japin disa miq te shenjës se peshqve do arrini t’ia dilni mbanë. Ne pune do jeni shume te ngarkuar, por kjo nuk do iu trembe aspak. Do jeni shume te vendosur.
Demi: Ky muaj do jete ideal për te reflektuar dhe për te marre vendime te rëndësishme. Me partnerin do tregoheni mjaft bashkëpunues dhe tolerante, ndërsa ai do mundohet here pas here t’iu përgatisë surpriza te këndshme. Ata qe kane pasur mosmarrëveshje duhet t’i sqarojnë ato me qetësi. Beqaret do kenë mundësi te shumta për dashuriçka, por ato do jete te qete dhe jo shume entuziaste. Shëndeti do jete i mire për aq kohe sa ju do dini te ushqeheni me se miri dhe nuk do e teproni me yndyrën dhe brumin. Ne planin financiar duhet me patjetër te merrni masa strikte. Mos i shlyeni tani borxhet qe keni pasur sepse nuk keni për t’ia dale dot ,me pas. Edhe ne pune duhet te tregoheni me te matur dhe mos hidhni asnjë hap te nxituar. Periudha do jete mjaft e turbullt.
Binjakët: Ka rrezik qe gjate këtij muaji te mbizotërojë tensioni ne jetën tuaj ne çift. Nuk do bini aspak ne një mendim me atë qe keni ne krah dhe kjo do sjelle probleme. Beqaret do kenë disa takime te rëndësishme sidomos javën e dyte te muajit. Njihini mire personat qe do takoni qe te mos pendoheni me pas. Mundohuni te hiqni edhe turpin dhe te flisni hapur me te për gjithçka. Shëndeti do jete i mire. Do gjendeni ne forme te shkëlqyer dhe nuk do keni as shqetësimin me te vogël. Sektori i financave do jete i paqëndrueshëm. Here do keni gjendje te mire dhe here do keni vështirësi te mëdha. Shpenzimet e tejskajshme duhet te ndalohen. Ne planin profesional do keni vështirësi te mëdha, por duhet te mos dorëzoheni. Me pak mund t’ia dilni mbanë. Dëgjojini këshillat e disa kolegeve.
Gaforrja: Komunikimi ne çift do jete shume i mire gjate këtij muaji. Do kujdeseni me tepër pe rate qe keni ne krah dhe do ia plotësoni te gjitha nevojat. Edhe ai nga ana e tij do mundohet t’ua beje qejfin me çdo mënyrë. Beqaret nuk duhet te përqendrohen vetëm tek pamja e jashtme e personave qe do takojnë sepse kjo do i shtynte te gabonin. Me e rëndësishme është sjellja dhe karakteri i një personi. Shëndeti do jete i mire, por ju duhet te përfitoni nga koha e lire qe mund te keni ndonjë dite për te bere disa analiza dhe një kontroll te përgjithshëm. Financat nuk do jene shume problematike, megjithatë nuk duhet te kryeni asnjë shpenzim te tepruar. Ne pune do iu pushtojnë dyshimet dhe meraku. Dy javët e para do jene me te vështirat dhe me te tensionuarat, me pas situata do qetësohet.
Luani: Do ndiheni shume mire pranë atij qe dashuroni gjate këtij muaji dhe nuk do tundoheni aspak nga ftesat qe do iu bëhen për takime. Ndjenjat për partnerin janë te forta dhe askush nuk mund t’i ftohe. Beqaret duhet te tregohen sa me realiste dhe te mos mendojnë se dashuria është një ëndërr apo se gjithçka shkon si neper telenovela. Shëndeti duhet pasur me shume ne vëmendje. Mos neglizhoni asgjë dhe merruni me tepër me aktivitet fizik. Financat do jene delikate gjate fillimit te muajit, por dalëngadalë situata do përmirësohet. Mos e humbni asnjëherë vetëbesimin. Ne pune do jeni te vendosur, dinamike dhe këmbëngulës. Te gjitha këto do iu çojnë me shpejt drejt suksesit. Ata qe janë ende pa pune do marrin propozime interesante.
Virgjëresha: Mos e fajësoni veten nëse gjerat nuk do shkojnë mire ne çift, por mundohuni te flisni sinqerisht dhe sa me hapur me atë qe keni ne krah. Vetëm kështu do ruani një klime sa me te qete. Beqaret do ndihen mire me miqtë e tyre dhe nuk do e kenë shume nevoje për te kërkuar një te dashur. Shëndeti ne pjesën me te madhe te muajit nuk do jete i mire. Do keni goxha shqetësime dhe ankthi do jete ai qe do sjelle problemet me te mëdha. Kujdes duhet te bëjnë ata qe vuajnë nga zemra apo sëmundje nervore. Ne planin financiar do arrini t’i kaloni te gjitha vështirësitë, por javën e trete do bëni një shpenzim te pamenduar mire dhe situata do jete serish delikate. Ne pune duhet te jeni te duruar dhe te ndiqni rregulla strikte. Ne fund te muajit do merrni një lajm entuziazmues.
Peshorja: Ky muaj pritet te jete edhe me i këndshëm për te dashuruarit. Nuk do e keni te vështirë te merrni atë qe dëshironi ne çdo fushe dhe kjo do ua rrite vetëbesimin. Marrëdhënia ne çift do jete e bukur dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjithë kohës. Beqaret ka gjasa te bëjnë një takim te veçante gjate një mbledhjeje me kolege te jashtëm apo gjate një konference. Sektori i shëndetit nuk pritet te jete problematik, megjithatë nuk duhet ta teproni as me ushqimin e as me dietat. Financat do duken fillimisht te pandreqshme, por pak nga pak mund t’ia dilni t’i stabilizoni. Jeta profesionale do jete me ne qendër te vëmendjes dhe nuk do ndaleni derisa te arrini atje ku e keni programuar. Do jeni profesioniste te vërtetë dhe mund te merrni goxha shpërblime.
Akrepi: Do i shprehni me tepër ndjenjat gjate këtij muaji dhe do tregoheni me te kuptueshëm me atë qe keni ne krah. Ne javën e dyte dhe te trete priten momente te mrekullueshme, mase edhe ndonjë vendim i rëndësishëm. Beqaret do tregohen me te hapur ndaj takimeve dhe do jene gati te bëjnë sakrifica vetëm e vetëm qe te kenë dike ne krah. Shëndeti do jete me i paqëndrueshëm se me pare. Do ketë dite kur do jeni ne forme te shkëlqyer, por do ketë edhe dite kur do keni shqetësime te mëdha dhe nuk do dini çfarë te bëni. Me shpenzimet mundohuni te bëni sa me tepër kujdes qe te mos keni probleme te mëdha. Mund t’ia dilni edhe duke shpenzuar me kursim. Ne pune do keni me shume hapësirë për t’u çlodhur dhe për te reflektuar me kujdes.
Shigjetari: Me afrimin e ditëve te ngrohta, do ndiheni edhe me mire. Ata qe janë ne një lidhje do e dëgjojnë me shume tjetrin dhe do i marrin parasysh opinionet e tij. Pritet qe gjate gjithë muajit te mbizotëroje ekuilibri dhe te shumëfishohen momentet intime. Për beqaret periudha do jete e favorshme për takime mbresëlënëse. Shfrytëzojini mundësitë qe do iu jepen. Shëndeti do ketë disa probleme. Ne disa dite do keni luhatje te shpeshta tensioni, çka do iu beje te ndiheni keq. Dy javët e para do jene me delikatet prandaj kujdesuni me tepër. Ne planin financiar do tregoheni me te kujdesshëm dhe nuk do shpenzoni shuma marramendëse pa e pare njëherë gjendjen. Ne pune duhet te tregoheni me shume se kurrë diplomate. Gjithsesi elokuenca juaj ne komunikim do jete pike e forte.
Bricjapi: Komunikimi ne çift do jete edhe me i ngrohte gjate këtij muaji. Zemra do iu rrahe me fort dhe do jeni te gatshëm te bëni sakrifica për te qëndruar sa me shume kohe me atë qe dashuroni. Beqaret do bëjnë atë qe duhet bere për te takuar persona interesante. Qëndroni gjithë kohës te hapur, por mos u nxitoni te merrni vendime. Problemet me gjumin mund te sjellin shqetësime te mëdha këtë muaj. Mos i neglizhoni ato ne asnjë mënyrë dhe bëni çmos qe te ruani një orar strikt. Financat do jene delikate gjate javës se trete. Mundohuni te shmangni investimet, por edhe dhëniet e huave. Me mire t’iu mërziten miqtë sesa te keni probleme vete. Ne pune do keni shume vullneti dhe do jeni te pamposhtur. Diplomacia dhe maturia do jene gjithashtu pika te forta.
Ujori: Jeta sentimentale do ketë shume ndryshime gjate këtij muaji si për çiftet ashtu edhe për beqaret. Ata qe janë prej kohesh ne një lidhje do kenë fillimisht disa mosmarrëveshje te vogla, por pasi t’i zgjidhin do marrin vendime te rëndësishme mbi te ardhmen. Qetësia dhe kujdesi ne te vepruar është një nga virtytet qe keni. Beqareve nuk do iu mungojnë mundësitë për angazhime serioze, por ata do presin momentin e duhur për ta bere. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Nuk pritet te keni as shqetësimin me te vogël. Financat do fillojnë pak nga pak te përmirësohen fale një ndihme te madhe qe do iu japin familjaret. Shpërblejuani atyre sa me shpejt te mundësi. Ne pune do tregoheni te përgjegjshëm dhe profesioniste te vërtetë. Do arrini atje ku dëshironi.
Peshqit: Fillimi i muajit do jete paksa stresues për ju. Ne jetën ne çift do keni debate te ashpra me partnerin dhe shpesh nuk do bini ne një mendim me te. Mos u tregoni kokëfortë, por lëreni tjetrin te shprehet lirisht. Beqaret do tregohen me pak te hapur dhe nuk do arrijnë te kenë lidhjet qe ata kane menduar. As shëndeti nuk do jete aq i mire sa ju mendonit. Nëse nuk kujdeseni edhe për shqetësimet me te vogla do keni probleme te mëdha me vone. Për planin financiar do jete muaj përgjithësisht i qete dhe pa tronditje te mëdha. Mundohuni te qe t’i kushtoni pak me tepër kohe menaxhimit te të ardhurave. Ne pune nuk duhet te dorëzoheni para vështirësive qe do iu dalin, por te përballeni hapur me to. Disa miq do iu japin mbështetjen e tyre.
0 comments:
Post a Comment