Home » » Zhgënjim që lëndon!

Zhgënjim që lëndon!




Të kesh synime të shëndosha në jetë është gjë me vlerë dhe pozitive por kur has njerëzit e gabuar këto synime të demoralizojnë shpirtërisht duke të humbur shpresat dhe besimin tek njerëzit. Ne njerëzit jemi qënie me ndjenja dhe emocione të cilat i shfaqim në mënyra të ndryshme që shpesh herë na i keqinterpretojnë apo nuk dimë ti shprehim siç duhet dhe është zgjedhja e të tjerëve nëse duan të na kuptojnë apo jo. Dashuria është një ndjenjë sa e bukur aq edhe delikate që do një vëmendje dhe studim të detajuar për zgjedhjen e dikujt të përshtatshëm për ty. Ti shprehësh pëlqimin dikujt është e natyrshme por nëse merr përgjigje negative herë pas here fillon të nënvlerësosh veten dhe dyshosh tek aftësitë e tua duke u bërë kështu njeri i pavetëdijshëm për vlerat dhe besimin që po të lëkundet. Sa ironike tregohet jeta por jo e padrejtë sepse fundja të mëson të presësh gjithçka nga njerëzit për të mos ju besuar plotësisht por me disa fije të lehta dyshimi. I ulur në fronin e mendjes po e pyesja veten i qetë një ditë: Përse vallë pas kaq shumë refuzimesh ajo u lidh me dikë tjetër? Dhe një zë brenda meje po më ngushëllonte duke më folur qartë dhe me buzëqeshje:- Sepse i dhe besim më tepër se çduhet dhe u tregove shumë i miri me të, ajo do të rikthehet një ditë tek ty pasi do të arrij të të kuptojë vlerat e tua të thjeshta dhe njerëzore por ti do të kesh vijuar rrugën e nisur pa e kthyer kokën pas e do të ndiesh vetëm keqardhje kur ta shikosh se si do të përlotet e ndoshta do të dojë me shumë ëndje një përqafim të thellë të shpirtit. Sa e rëndë që është pendesa ajo nuk pyet moshën, as gjininë sepse e pavetëdijshmja që shpesh herë i vë pishën gjithçkaje duke e shkatërruar atë pasi pendohesh rikthehet në të vetëdijshme duke të roptuar dhe coptuar shpirtin çdo ditë e më tepër nga ajo ndjenjë faji që ke bërë dhe i përket së shkuarës. Do të doja ta falenderoja përzemërsisht atë femër që më refuzoi sepse shpesh goditja më me fat që i madhi Zot na servir dhe drejton drejt rrugëve të Edukatës, Ndershmërisë, Besimit dhe vlerave të thjeshta njerëzore është pikërisht zhgënjimi, prej tij mësojmë tepër, më tepër se në gëzim, arrijmë të rritemi shpirtërisht dhe të përballojmë çdo vështirësi që na është destinuar të kalojmë në rrugët e nisura të jetës. Sekreti për të buzëqeshur dhe qenë gjithmonë në paqe me veten dhe brendësinë tënde është: TË PRANOSH GJËRAT QË NUK MUNDESH TI NDRYSHOSH DHE TË VAZHDOSH PËRPARA PËR SFIDA, KËNAQËSI DHE RRUGË TË REJA TË NDJEKURA NGA RRUGA UNIVERSALE E DASHURISË ME BEKIMIN DHE MIRËSINË E TË MADHIT Zot. Jeta nuk është as e lehtë as e vështirë për këdo, si për të varfërinë dhe për të pasurin, të gjithë në një apo mënyrë tjetër vuajmë, derdhim lot, qajmë, qeshim vallëzojmë, këndojmë ajo që ka rëndësi të thellë për shëndetin tonë mendor, fizik dhe shpirtëror është të pranojmë çdo sfidë që fati na servir sado e hidhur qoftë ajo, të punojmë dhe jetojmë ndershmërisht pa harruar kurrë të besojmë në mrekullitë e Zotit dhe të bëjmë mirë sa herë që kemi mundësi pasi ligësia na e krimb shpirtin çdo ditë e më shumë siç po ndodh me pjesën dërrmuese të njerëzve të shoqërisë tonë. Falenderime të përzemërta ju takojnë miqëve që të duan pa hile dhe me sinqeritet duke na rikthyer buzëqeshjen sa herë ajo na largohet. 

0 comments:

Post a Comment