Home » » Thonjtë e Lady Gaga, 8,500 paund njëri!

Thonjtë e Lady Gaga, 8,500 paund njëri!


Një thua artificial i Lady Gaga-s është blerë pa hezituar me një shumë të madhe nga një fans i saj. Sapo thoi është nxjerrë në ankand, adhuresi i saj ka paguar 8500 pound vetëm për ta pasur si kujtim prej saj. 
Thoi është gjetur nga një pjesëtar i stafit të Lady Gaga-s pasi ajo performoi në një koncert në Dublin dhe e nxorri menjëherë në shitje duke menduar se do të ekzistonte dikush nga fansat e saj që do ta blente. 
“Vura re një objekt në dyshemenë e skenës ku performoi Lady Gaga dhe fillimisht mu duk si ndonjë pjesë kitareje, por kur e mora në dorë pashë që ishte një thua artificial akrilik”-u shpreh pjesëtari i stafit gjatë ankandit. 
Kjo nuk është hera e parë që adhuruesit e Lady Gaga-s paguajnë shuma të tilla për të qenë sa më pranë idhullit të tyre apo për të pasur ndonjë send të sajin. Në vitin 2010, një miliarder rus pagoi 1 milionë dollarë për të marrë pjesë në klipin e saj “Alejandro”. 
Momentalisht, Gaga po përgatitet të rikthehet fuqishëm në muzikë, pasi ka qenë e detyruar të anulojë turin e saj në shkurt për shkak të problemeve shëndetësore. 

0 comments:

Post a Comment