Nëse një dashuri lind online zgjat më shumë. E çuditshme, por e vërtetë! Ky është përfundimi që ka arritur të zbuloj një studim amerikan, i komapnisë së analizave Harris Poll. Rrjeti është një realitet virtual, në letër, por raportet krijohen përmes chatit apo rrjetit social duke se janë më të forta dhe në gjendje ti rezistojnë, kohës, monotonisë dhe largësisë. Fillohet me dy fjalë, thellohet njohja më shumë përmes kompjuterit, pastaj dilet në takim, dhe kështu nisin shkëndijat të cilat përfundojnë në një lidhje. E nëse lidhja zgjat ky vjen si pasojë e të qënurit vetvetja dhe i drejtpërdrejtë pa fshehur qëllime seksuale apo abuzuese me vajzën apo djalin që del. Studimi, financuar nga faqja Eharmony, ka përfshirë rreth 20.000 njerëz amerikanë, që janë martuar mes 2005 dhe 2012-ës. Rreth 35% deklaruan se janë njohur falë internetit dhe vetëm 6% janë ndarë më pas. Por avantazhet nuk mbarojnë këtu, sepse mesa duket rrjeti bën që të lindin çifte më të lumtura, me një indeks kënaqësie më të madhe. Megjithatë dyshimet mbeten sepse nuk i dihet me siguri kush është nga ana tjetër. Ka ndodhur humë herë që njerëzit ngelen të zhgënjyer pas takimit. Por kohët e fundit është bërë edhe e zakonshme të lindi një burim njohjeje online për tu konkretizuar dhe përfunduar në një dashuri në fund.
Home »
» Studimi i fundit, Dashuritë Online zgjasin më shumë se tradicionalet!(Lexoje të plotë).
Studimi i fundit, Dashuritë Online zgjasin më shumë se tradicionalet!(Lexoje të plotë).
Posted by Unknown
Posted on 6:40 AM
with No comments
0 comments:
Post a Comment