Albanian:
Skandal në QSUT: Mjekët i japin glukozë të riut me diabet dhe e vdesin!
Një 35-vjeçar ndërroi jetë në urgjencën e Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë vetëm pak orë pasi kërkoi ndihmë për dhimbje barku.
Policia ka nisur hetimet pas nxjerrjes së autopsisë se i riu ka gjetur vdekjen pas mjekimit të pakujdesshëm të doktorëve.
Të mërkurën e kaluar më datë 4 qershor Bashkim Hasani u paraqit në urgjencën e spitalit “Nënë Tereza” për shkak të dhimbjeve të forta të barkut. Mjekët pasi e pyetën se çfarë simptomash kishte i vendosën menjëherë serum.
Duket se glukoza ka qenë fatale për Hasanin i cili vuante nga diabeti.
Gjendja e tij u përkeqësua dhe brenda pak orësh ai ndërroi jetë në duart e mjekëve të cilët mbetën të habitur.
Trupi i pajetë i 35-vjeçarit u transportua në morgun e spitalit për kryerjen e autopsisë.
Mjekësia Ligjore bëri të ditur se bëhet fjalë për “mjekim të pakujdesshëm” duke i kaluar kartelën efektivëve të komisariatit të policisë nr.4, të cilët kanë nisur hetimet.
Ende nuk dihet nëse 35-vjeçari kishte dijeni për sëmundjen e diabetit nga e cila vuante dhe nuk është pyetur nga mjekët apo as ai nuk kishte dijeni për sëmundjen e tij. Megjithatë burimet policore thanë se 35-veçarit nuk iu bë asnjë analizë para se t’i jepej glukoza. Rregull elementar kur një personi që paraqitet për ndihmë mjekësore, para se t’i japin serum, është të marrin informacion të qartë nëse vuan nga diabeti. Ky informacion përftohet duke u deklaruar nga personi që doemos duhet të pyetet, ose duke iu bërë analizat për ta saktësuar.
English:
Scandal at UHC: Doctors give young diabetic glucose and die!
A 35-year-old died in hospital urgency "Mother Teresa" in Tirana, just hours after he called for help for abdominal pain.
Police have launched an investigation after the release of the autopsy that the young man has died after doctors careless treatment.
Last Wednesday the Union dated 4 June Hasan appeared in the hospital urgency "Mother Teresa" because of severe abdominal pain. Doctors having asked what the symptoms were immediately placed serum.
It seems that glucose has been fatal for Hasan who suffer from diabetes.
His condition deteriorated and he died within a few hours in the hands of doctors who were amazed.
The lifeless body of 35-year-old was transported to the hospital morgue for autopsy performance.
Forensic Medicine announced that it was "negligent treatment" by the last card of the officers of Police Station 4, who have launched investigations.
Still not known whether 35-year-old was unaware of the disease which suffered from diabetes and was not asked by doctors or not he was unaware of his illness. However, police sources said the 35-veçarit was not any analysis before being given glucose. Basic rule when a person presented for medical attention before giving serum, is to get clear information if suffering from diabetes. This information is obtained by stating the person must be asked, or was made to precise analysis.
0 comments:
Post a Comment