Home » » Kavajë: 37-vjeçari denoncon motrën: Po më prish vajzën!|

Kavajë: 37-vjeçari denoncon motrën: Po më prish vajzën!|


Një 37-vjeçar i ka kërkuar ndihmë policisë që të ndërhyjë për t’i shpëtuar vajzën pasi dyshonte se ajo po merr rrugë të keqe ndikuar nga motra e tij.
Denoncimi i çuditshëm u regjistrua ditën e djeshme në komisariatin e policisë së Kavajës, kur A.L, 37 vjeç i tha oficerëve të policisë se motra e tij 30-vjeçare po i mëson vajzës 12-vjeçare, gjëra të pamoralshme.
Burime nga policia thanë për noa.al se 37-vjeçari ishte ndarë nga bashkëshortja për shkak se lindja e fëmijës së dytë i shkaktoi probleme mendore dhe nuk ishte e aftë mendërisht për të mbajtur familjen.
Kështu vajzën e madhe, 12-vjeçare A.L, ia besoi motrës së tij që ta rriste, kjo e fundit udhëtonte shpesh drejt Italisë por kjo gjë duke se nuk i pëlqente 37-vjeçarit, pasi vajza qëndronte kushërinjtë e bashkëshortit të 30-vjeçares.
Në pamundësi për të qëndruar gjithmonë pranë 12-vjeçares, M.L, i kërkoi vëllai të saj që ta merrte vajzën por ai nuk pranoi duke i thënë se ajo shihte atë tashmë si nënë të saj.
Pavarësisht se nuk ka pranuar të marrë vajzën, 37-vjeçari e ka akuzuar motrën se po e çon atë në rrugë të gabuar duke e denoncuar në polici. Burimet policore thanë se pas hetimeve pretendimet e A.L, nuk qëndronin dhe ndaj motrës së tij nuk u mor asnjë masë.

0 comments:

Post a Comment