Gjithmonë egzistojnë shkaqet për shkak të të cilave ndodh diçka, si për gjëra të mira, ashtu edhe për ato të këqija. Nëse nuk ju ecën fati në fushën e Dashurisë është mirë të zbuloni përse ju ndodh ashtu.
U tregoni të gjithëve për lidhjen tuaj:
Natyrisht se do të lavdëroheni para shoqeve kur të keni një të dashur-rë të re-i madje duke ju treguar edhe detaje të lidhjes tuaj mirëpo mbase të dashurit-ës tuaj ndoshta nuk i pëlqen ky fakt. Nëse e teproni edhe me shfaqjen e tepruar të dashurisë suaj në Facebook, ka mundësi të ndihet tepër i-e tendosur. Në fillim të lidhjes kushtoni kujdes për atë çka flisni, në mënyrë që të mos e frikësoni shumë dhe të mos e largoni nga vetja.
Kriteret e ashpra:
Janë gjëra të njohura që çdokush i do disa gjëra të caktuara te partneri i vet, mirëpo nëse keni kërkesa të ashpra e si do të duhej të dukej i dashuri-ra juaj, me kë do të duhej të shoqërohej dhe si do të duhej të sillej, nuk do të jeni të kënaqura-r me askënd. Zbusni kriteret.
Jeni këmbëngulës:
Porosa e mëngjesit, ftesa pas mëngjesi, pastaj edhe një porosi tjetër pasdite dhe një para se të fle gjumë... Ndoshta ju mendoni se në këtë mënyrë do ti tregoni se e dashuroni, ndërkaq atij-asaj i duket se si ia keni vënë lakun rreth qafe me të cilin po e shtërngoni me secilën porosi apo me secilën ftesë të re. Nuk ka gjë më të keqe se sa tia kushtoni tërë vëmendjen, mirëpo kujdesi i tepruar mbase do ta mbysi ngadalë nga mërzitja duke e bërë të largohet prej jush.
I tregoni për ish të dashurit-at:
Vazhdimisht, për çdo ditë, në çdo situatë. Po qe se me çdo veprim tuajin i tregoni se si ish i dashuri-a këtë gjë apo atë gjë e ka bërë më mirë apo më keq, do tju kuptojë sikur pikërisht dëshironi të jeni me ishin-en dhe se si po vuani prej kohësh edhe momentalisht për të duke e bërë ta ndiej vetne të tepërt.
0 comments:
Post a Comment