Home » » Ja 10 gënjeshtrat më tipike të Femrave!

Ja 10 gënjeshtrat më tipike të Femrave!


Nga puna tek marrëdhëniet, tek ngjyra e flokëve, te të ardhurat, çdo rast është i mirë për të modifikuar të vërtetën. Ky është përfundimi i një studimi anglez, edhe gratë e imitojnë të vërtetën.
Ja 10 gënjeshtrat më të shpeshta:
1. Numri i të dashurve. Një grua në dy, ka rrëfyer se ka gënjyer për lidhjet e mëparshme. Arsyeja? I harrojmë vetëm për përulësi.
2. Arsyet e ndarjes nga ish-i. Një marrëdhënie e dështuar nuk është symbol force. Dhe asnjë nuk dëshiron të shfaqet e dobët përpara një burri. Ndaj 38 për qind zgjedhin të mos flasin për këtë me të fejuaron actual. Tek e fundit për këtë janë mikeshat.
3. Kostoja e garderobës. Të shpenzosh më shumë se një mijë euro për një çantë, ose një palë këpucë nuk është asnjëherë një investim i mirë. Sidomos nëse nuk ishte aspak e nevojshme. 33 për qind e grave ulin çmimin e garderobës. Dhe e bën këtë që të mos duket shumë sipërfaqësore.
4. Puna. Në një shoqëri ku suksesi është realizimi personal puna është matësi, ndaj 28 për qind e grave gënjejnë mbi situatën profesionale.
5. Situata financiare. Një grua në katër preferon të shtojë të ardhurat e saj. Arsyeja? Për të mos vrarë krenarinë mashkullore.
6. Mosha. Nuk pyetet asnjëherë për moshën një zonjë. Por nëse e pyesni 18 për qind e tyre do të tregonte se është më e re në moshë.
7. Tradhëtia. 16 për qind zgjedh të fshehi të shkuarën e vet. Nga ana tjetër kush do ti rrëfente partnerit të vet se ka tradhëtuar parnerin e mëparshëm? Natyrisht që nuk thuhet e vërteta sepse nuk dëshiron ta trembi partnerin.
8. Pesha. Në këtë rast nuk gënjejnë vetëm partnerin, por edhe veten. 12 për qind ka pranuar se nuk thotë të vërtetën.
9. Masa e recipetave. Burrat tërhiqen nga një dekolte e bukur dhe gratë e dinë këtë. Ndaj 9 për qind ka pranuar se nuk thotë të vërtetën për masën e reçipetave. Por nuk është një gënjeshtëre e vërtetë, vetëm një ekzagjerim i vogël.
10. Ngjyra e flokëve. Nuk janë shumë por të paktën 5 për qind e zonjushave është betuar se është bionde natyrale. Një këshillë e vogël: për të kuptuar në gënjejnë, mjafton të shihni rrënjet e flokëve.


0 comments:

Post a Comment