Home » » Horoskopi, e Shtunë, 15 Qershor 2013!

Horoskopi, e Shtunë, 15 Qershor 2013!




Dashi: Ju do të dini sesi ta vlerësoni situatën tuaj të punës me një realizëm të qetë. Si dhe ku duhet rregulluar ajo, apo dhe si të filloni nga zeroja. Fundjavë e përsosur për t’u kujdesur pak edhe për veten tuaj. Përkundër disa negativiteteve planetare, do të keni një ekuilibër të mirë i cili ju lejon t’iu gëzoheni momenteve të relaksimit dhe mirëqenies. Vëmendje më e madhe duhet t'i kushtoni të ushqyerit, pasi  stomaku juaj mund të ndjejë disa parehati.

Demi: Fundjavë e shkëlqyeshme. Ndikimet pozitive të shumë yjeve në shenjën tuaj janë sinonim me ndjeshmërinë, sensualitetin, energjinë tuaj mendore, si edhe kreativitetin që ju shoqëron. Dashuria ju ngjall emocione, dinamizëm progresi, si edhe mjaft joshje. Udhëtime, pushime, bilanc pozitiv në mes imagjinatës dhe racionalizmit. Që të gjitha, aspekte që krijojnë parashikime të mira.

Binjakët: Qoftë në punë apo në sektorin e familjes, thashethemet dhe zënkat do të jenë të pranishme. Ju do të provoni se jeni të saktë, të kujdesshëm, të qetë, të gatshëm për të bërë disa sakrifica në mënyrë që të jepni dëshmi të mirësisë suaj. Përveç kësaj, do të ishte mirë që ju të ndiqnit në mënyrë rigoroze duke folur, gjërat që duket se janë të paarritshme. Ky është një rregull, që ju tashmë e keni.

Gaforrja: Shpirti juaj gjithmonë e më fort pajtues mund të përjetojë dashurinë tuaj dhe marrëdhëniet ndërpersonale në harmoni absolute. Miqësitë meritojnë një grimë të kohës tuaj. Rrethi juaj sot mund të pasurohet me elementë të rinj. Kjo rrit aftësinë tuaj për t’u kënaqur dhe për të qenë në gjendje për ta transformuar jetën e raportit tuaj në çift. Kreativë, por edhe komunikues, ju gjithashtu mund të çliroheni nga  ndonjë tension.

Luani: Trazira në sferën ekonomike, falë blerjeve të papritura që do të kryeni dhe që do të tronditin mjaft financat tuaja. Në çështjet e tjera, situata është në një ekuilibër mjaft të mirë. Do të siguroni edhe të ardhura të kënaqshme që ju lejojnë të shpërbleni përpjekjet dhe sakrificat që keni bërë deri tani, me mundësi blerjesh fitimprurëse. Optimizmi dhe besimi në aftësitë tuaja ju lejojnë për të kapërcyer pengesat dhe për të arritur sukses profesional. “Po” shoppingut për të kënaqur kotësitë tuaja.

Virgjëresha: Takime të pazakonta që, për ata të cilët janë duke menduar për gjëra të qëndrueshme, mund të bëhen një burim i mosmarrëveshjeve ose pakënaqësive. Duhet të jeni mjaft të kujdesshëm për të mos krijuar situata të rrezikshme për stabilitetin tuaj emocional. Yjet e periudhës janë aq të bukur dhe bujarë me ju, sa nuk ia vlen të humbni atë që ju keni, vetëm për hir të kotësisë ose për konfirmimin e gjesteve fëminore tuajat. Kujdes kur ngisni makinën apo në sport.

Peshorja: Nëse jeni duke menduar të lëvizni apo të ndryshoni  shtëpinë, është koha e përkryer që të hidhni një sy përreth. Përveç kësaj, Hëna ju ndihmon të meditoni, të mendoni për më para, dhe të mos harroni karakteristikat e rëndësishme të së kaluarës që mund t’ju ndihmojnë për të përmirësuar të tashmen. Nuk ka pengesa për të përmirësuar veten. Kujdes, se ka njerëz të cilët po komplotojnë pas shpinës tuaj. Qetësohuni dhe fokusohuni vetëm në realitetet objektive dhe pozitive.

Akrepi: Imagjinata juaj është pjellore, bilanci i mirë dhe  ndjeshmëria, e rafinuar. Të gjitha këto cilësi, sot, janë pjesë e jetës tuaj të përditshme. Dhe kjo veçanërisht nëse ju keni një punë ku ju kërkohet shumë imagjinatë për të shprehur vetveten. Por kjo nuk është e dobishme vetëm në profesion. Por edhe në jetën e marrëdhënies në çift, apo në aspektet e përfitimeve të dashurisë nga ndikimet yjore të së sotmes dhe të nesërmes. Pra, lëreni imagjinatën tuaj dhe veten tuaj, të përfshihet nga krijimtaria e zjarrtë që shtrihet brenda jush.

Shigjetari: Në punë, situata aktuale kërkon më shumë  diskonim të lartë tek të tjerët. Respektojini të tjerët dhe mos e shkatërroni imazhin tuaj social. Moderojeni të dyshuarit dhe përmbajeni zemërimin. Për më tepër, ata të cilët janë të vetëpunësuar dhe të monitoruar nga afër, duhet të kenë kujdes para se të firmosin ndonjë kredi, të mendojnë më parë për dëmin ndaj punonjësve dhe aksionerëve.

Bricjapi: Perspektiva të mira për këtë fundjavë shfaqen në shenjën tuaj. Hëna është në marrëveshje të mirë me Plutonin dhe Saturnin, e kjo tregon se, ndjeshmëria, sensualiteti dhe urtësia vijnë së bashku bukur tek ju. Nëse jeni duke kërkuar punë, ju jeni të inkurajuar nga mundësitë për kontakte. Pranojini ftesat e ofruara nga miqtë. Në dashuri, shfrytëzojeni fuqinë tuaj të joshjes dhe rrëfejini partnerit dëshirat tuaja më të thella, në qoftë se ju doni që ta bëni të lumtur.

Ujori: Hëna në shtëpinë e tetë, shfaq analogji me transformimin dhe rilindjen tuaj. Duke ju sugjeruar për të bërë ndryshime për referenca në një kohë të gjatë. Do të keni në anën tuaj përparime të mira, falë energjisë së lartë që dispononi. Nëse ju jeni një Ujor i cili ka nevojë për të ndryshuar gjendjen e tij ekzistenciale, mund të liroheni nga angazhimet që nuk janë rreptësisht urgjente.

Peshqit: Dyshimet duhen mbajtur nën kontroll. Kështu ju thonë të paktën yjet e fundjavës, të cilët ndër të tjera sugjerojnë për të zgjeruar interes dhe kureshtje ndaj gjërave më shumë se më parë. Shmangni aktivitetin e pazakontë fizik sipas llojit dhe shkallës së intensitetit, sepse sot Dielli, Marsi dhe Hëna ju shqetësojnë shumë dhe mund të rezultoni me lëndime ose një ndjenjë të fortë të nervozizmit dhe pakënaqësisë. Ruani vetë-kontrollin në të gjitha momentet.



0 comments:

Post a Comment