Albanian:
Ja si ta marrim veten pas orëve të gjata pa gjumë!
Keni pasur punë të rëndësishme për të mbaruar? Keni qenë duke studiuar për ndonjë provim apo diçka tjetër? Atëherë me siguri keni qëndruar një natë pa gjumë. Po si mund ta marrim veten pas një nate pa gjumë? Ekspertët kanë bërë me dije se nuk është gjithmonë e lehtë për t’u shëruar nga një natë pa gjumë. Dita tjetër që ju pret pas një nate pa gjumë, sjell shumë shqetësime si: dhembje koke, lodhje, përqendrim jo të plotë etj. Disa nga këshillat për t’u shëruar pas një nate pa gjumë janë: vitaminat, konsumi i një mëngjesi të shëndetshëm dhe i një sasie të madhe uji. Ekspertët janë zgjeruar akoma më shumë, duke dhënë edhe këshilla specifike:
1. Konsumoni një mëngjes të bollshëm dhe pini pak kafe.
2. Bëni një dush, qëndroni minimumi 10 minuta nën rrymën e ujit të vakët.
3. Konsumoni disa copa çokollate të errët gjatë ditës, të pasur me magnez, fosfor dhe hekur, gjithashtu bajame dhe një gotë kos.
4. Vitaminat: hani fruta të freskëta ose shtrydhini ato. Një zgjidhje tjetër janë edhe tabletat me vitaminë C.
5. Pini ujë gjatë gjithë kohës.
6. Duke qenë se lëkura është e dehidratuar tregohuni të kujdesshëm me lëkurën tuaj dhe përdorni krem për fytyrën.
7. Një krem BB është zgjidhja ideale, shmangni grimin e fortë në sy.
English:
Here's how to recover after long hours without sleep!
You had important work to be done? 've Been studying for an exam or something else? Then you've probably spent a sleepless night. How can recover after a sleepless night? Experts have suggested that it is not always easy to recover from a sleepless night. Another day awaits you after a sleepless night, brings many concerns such as headaches, fatigue, concentration etc. incomplete. Some tips for recovering after a sleepless night are: vitamins, consumption of a healthy breakfast and a large quantity of water. Experts are expanded further, providing specific advice:
1. Consume a generous breakfast and drink some coffee.
2. Take a shower, stand under the current minimum of 10 minutes of lukewarm water.
3. Eat some dark chocolate chips during the day, rich in magnesium, phosphorus and iron, also almonds and a cup of yogurt.
4. Vitamins: Eat fresh fruit or wring them. Another solution are vitamin C tablets
5. Drink water all the time.
6. Because the skin is dehydrated Be careful with your skin and use face cream.
7. BB cream is an ideal solution, avoid strong eye make up.
0 comments:
Post a Comment