Kandidati i Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH) për qarkun e Gjirokastrës, Azbi Kasaj, ka mallkuar sërish elektoratin që s’do t’i japë votën. Kasaj mbahet mend për deklaratën e tij bombë para katër viteve, ku tha “Ai që nuk voton mua i daltë kanceri mu në grykë”.
Ai ka lëshuar një mallkim tjetër në televizionin lokal AOS, raporton programi Za-Lart për denoncimin e incidenteve elektorale.
“Ata që s’do më japin votën u bëfshin qen e mace e bredhshin nëpër koshat e plehrave”, ka mallkuar Kasaj kësaj here.
Politikani Kasaj është bërë i famshëm vetëm për shkak të mallkimeve popullore që hedh mbi njerëzit që i mendon si jo mbështetës të tij.
0 comments:
Post a Comment