Legjenda e ekranit, Michael Douglas, beson se kanceri në fyt iu shkaktua si pasojë e seksit oral.
Ylli i njohur për skenat e nxehta, sidomos në filmat “Fatal Attraction” dhe “Basic Instinct”, në vitin 2010 u diagnostikua me kancer në fyt dhe pas mjekimit intensiv është shëruar. Ai nuk pendohet që ka pirë duhan dhe alkool me vite të tëra, pasi mendon se këto nuk ia shkaktuan sëmundjen.
“Duke mos dashur të hyj shumë në detaje, ky kancer i veçantë vjen nga HPV (human papillomavirus), i cili vjen nga cunnilingus (seksi oral i bërë te femrat)”, - është shprehur 68-vjeçari për “The Guardian”.
Në vitin 1992, Douglas u shtrua në rehabilitim për shkak të problemeve me alkoolin, por asokohe është thënë se aktori vuante edhe nga mania seksuale.
0 comments:
Post a Comment