Home » » Berisha pranon ftesën, më në fund, të dielën te “Apartamenti 2XL”!

Berisha pranon ftesën, më në fund, të dielën te “Apartamenti 2XL”!


Pas më shumë se dy vitesh pritjeje, djemve të “Apartamentit 2XL”!
do t’u shkojë për vizitë kryeministri Sali Berisha. Këtë të diel në “Vizion Plus”, ata nuk do t’i këndojnë më Sali Berishës, sepse më në fund do ta kenë të ulur në divanin e tyre. Lajmi është konfirmuar nga burime pranë këtij televizioni dhe thuhet se Berisha do të jetë në “Apartament” siç nuk ka qenë kurrë më parë.

Ende nuk dihet a do të ketë pranuar kryeministri të futet në rol nga producenti Turjan Hyska, siç ndodh zakonisht me personazhet që ftohen në këtë program. Si traditë e emisionit, aktorët në fund të çdo puntate i këndojnë me kitarë një personazhi të njohur, të cilin e ftojnë t’u shkojë për vizitë. Me këtë formulë simpatike ata arritën të kenë të ftuar ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu dhe ish-kryeministrin Fatos Nano dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. 

Gjatë marrjes së medaljes së artë “Shkëlzen Haradinaj” Të rinj të Partisë Demokratike, dhuratë surprizë për Bashën Nuk e dimë se kujt do t’i këndojnë aktorët pas vizitës së kryeministrit Berisha. Të gjitha pritet të zbulohen të dielën. 

TAKIMI 
Gjatë festave të fundvitit, kryeministri i vendit ka pritur në zyrën e tij producentin Turjan Hyska dhe aktorët e humorit Gentian Zenelaj, Julian Deda dhe Ermal Mamaqi. Në këtë takim Berisha u ka premtuar djemve se do të shkojë si i ftuar në ‘shown’ e tyre, por nuk ka zgjedhur një datë të caktuar. Pas takimit, aktorët konfirmuan pranimin e ftesës nga ana e kryeministrit dhe vetëm ditën e djeshme u njoftua që vizita e shumëpritur do të ndodhë pikërisht këtë të diel.

0 comments:

Post a Comment