Home » » Anaidi harbon në pub-et e Tiranës, hakmerret Joana (FOTOT)!

Anaidi harbon në pub-et e Tiranës, hakmerret Joana (FOTOT)!

↑↑↑↑↑↑↑↑↑↑↑↑
Kliko këtu për më shumë lajme:


Pasi kanë dalë nga një lidhje dhe nga një “reality show” si “Big Brother”, ku kanë përjetuar një izolim të shfaqur në ekran, Anaidi dhe Joana vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së publikut.

Ata krijuan një intimitet brenda shtëpisë, aq sa të gjithë ishin kureshtarë të shihnin se si do të vazhdonte jashtë kjo histori, por që nuk u desh shumë kohë për ta zbuluar sepse Anaidi, pasi u shpall fitues të shtunën e spektaklit, të dielën në programin “Fan’s Club” doli me deklaratën se ishte “single”, duke renditur arsyet pse nuk do vazhdonte me Joanën.

Ky pohim i tij publik, citon gazeta Panorama ne suplementin e saj te se shtunes, në fakt krijoi shumë reagime, për faktin se do të kishte tingëlluar disi me e zbutur deklarata e Anaidit, nëse këtë vendim do ia pohonte asaj personalisht në fillim. Gjithsesi, pas përballjes në “Post Big Brother”, ku të dy ia kanë thënë në sy njëri-tjetrit gjithçka, tashmë vazhdon jetën secili për qejf të vet. Dihet që pas çdo mbylljeje të edicioneve të “Big Brother”, personazhet më të përfolur të kësaj loje janë në qendër të vëmendjes, duke u fotografuar nga paparacët kudo ku ata shkojnë. I kemi parë shumë aktivë në vendet e argëtimit jo vetëm banorët e tjerë të “BB6”, por edhe Anaidin dhe Joanën në aktivitete të ndryshme artistike, apo në club-et e njohura të Tiranës, por në shoqërinë e miqve të tyre.


Joana feston 27-vjetorin në shoqërinë e një mashkulli të ri.

Edhe ajo vetë nuk e fshehu që për të ishte deri diku shokuese deklarata e Anaidit për mbylljen e historisë së tyre me kaq, ndërkohë që ndoshta kishte pritur të jetonte një lidhje të bukur jashtë shtëpisë.

E megjithatë, në jetë gjithçka mund të ndodhë dhe ndaj Joana ka menduar që këtë moment delikat ta kalojë në shoqërinë e miqve të saj, ndërkohë që këtë javë ka pasur dhe ditëlindjen, ka mbushur 27 vjeçe.

Paparaci e ka fotografuar Joanën ndërsa festonte e qeshur si gjithmonë mes shumë miqve, dhe në mënyrë të veçantë me djalin simpatik brun, siç e shihni në foto.

Ajo ka pozuar pa problem në krah të partnerit të ri, duke iu gëzuar ditës së saj speciale. Edhe pse jeta e Joanës ka qenë mes Greqisë dhe Shqipërisë, aktualisht ajo jeton vetëm në Tiranë, pasi e gjithë familja e saj jeton në Greqi. Jo vetëm tani pas famës që mori nga “BB”, por edhe më parë Joana ka qenë një frekuentuese e jetës së natës, pasi e ka pohuar edhe vetë se i pëlqen t’i gëzojë ditët e saj të mbushura me shoqëri dhe argëtim.

Jetën ajo e sheh si një festë të bukur, që mundohet ta shijojë në maksimum dhe ndaj pa dyshim që do ta shohim të angazhuar dhe aktive në aktivitetet që organizohen në Tiranë.



Ndërkohë që në lidhje me jetën e saj, pavarësisht ofertave që mund të ketë marrë pas lojës, ajo e ka pohuar se qëllimi i saj kryesor nuk ndryshoi as me hyrjen në “BB”, që është hapja e një farmacie, degë për të cilën ka ndjekur studimet.


Anaidi, revansh argëtimesh tashmë si fitues.

Anaidi nga ana e tij natyrisht që e ka listën më të gjatë, me ftesat që i bëhen si triumfuesi i “Big Brother 6”. Jeta e tij duket më aktive se kurrë tashmë që është në qendër të vëmendjes së publikut, pasi ishte i vetmi banor i “BB6” që doli i fituar nga kjo lojë. Kështu ka rënë në sy prania e tij në partin e organizuar pas finales së “Top Fest 10”, ku ka qenë në shoqërinë e Daniela Kokës, vajzës bionde që e kemi parë të shfaqet si çorientuesja e lojtarëve të programit “Tjetri” në “Top Channel”. Ata kanë vazhduar argëtimin së bashku gjatë mbrëmjes, ku ka mundur t’i fotografojë dhe paparaci ynë. Ndërkohë që të tjera foto i janë bërë Anaidit nga fotografi ynë në karaoke, ku kanë qenë shumë miq të tij gazetarë dhe këngëtarë, mes të cilëve edhe Stresi.

Anaidi merr ofertë për post drejtues në administratë dhe oferta të tjera joshëse!

Përveç çekut dhe makinës që fitoi në “Big Brother 6”, duket se Anaidi ka fituar fansa në publik, të cilët i kanë bërë disa oferta menjëherë pas mbarimit të lojës. Oferta e parë dhe më e bukura për të i erdhi nga një agjenci udhëtimi në Tiranë, e cila i ofroi pushime disaditore në Palma De Majorka, ku do të niset me shoqërinë e tij më datë 17 gusht. Universiteti UET i ka ofruar bursë dyvjeçare për të ndjekur studimet Master për Marrëdhënie për Publikun, pas studimeve të tij për Gazetari. Për sa i përket punësimit të tij, i është ofruar një post drejtues në administratën shtetërore, ku pritet të fillojë punë së shpejti. Ndërkaq, ka marrë ftesa të ndryshme si te “Miss Shqipëria”, për të dhënë kupën e një prej miss-eve, si dhe për të qenë i pranishëm së bashku me Samanta Karavellën, fituesen e “Top Fest 10” në një koncert në Shkodër. Me sa duket, Anaidi nuk është nga ata fitues që do i pëlqejë të qëndrojë në hije pas kësaj fitoreje. Ai e ka shprehur vetë që jeta e tij ka qenë një aventurë deri tani, ku asnjë ditë nuk i ngjante tjetrës. Dhe në “Big Brother” hyri pasi i është dukur një mundësi e artë për të fituar shpejt famë e sukses.

Ose kliko këtu për më shumë lajme:
↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓

0 comments:

Post a Comment