Shekspiri mund të ketë pasur të drejtë kur shkroi Zonjën Makbeth, e cila i lante vazhdimisht duart, për të pastruar fajin e saj. Por duket se ky fakt provohet edhe shkencërisht pasi larja e duarve tregon se pastrohet e qetësohet edhe mendja.
Sipas një grup studiuesish të University of Michigan, u tregua se akti i thjeshtë i larjes së duarve bën që njeriu të ndihet më rehat dhe më i lehtësuar.
Studimi në fjalë u publikua në revistën “Science”, ku tregohet se kur personat i lajnë duart menjëherë sapo kanë marrë një vendim të vështirë, janë më të lumtur dhe më të qetë në raport me ata persona që nuk e bëjnë një veprim të tillë. Për shkencëtarët në këto raste larja e duarve shërben si “pastrim” i mendjes, nga dyshimet për veprimin e kryer apo vendimin e marrë.
Studimi në fjalë përfshiu një grup studiuesish vullnetarë të cilët u vunë përpara disa zgjedhjesh, ku një pjesë e mirë e njerëzve lanin duart pas zgjedhjes, dhe ndiheshin më të lehtësuar, ndërsa pjesa tjetër që nuk i lante duart ndihej më e tensionuar.
0 comments:
Post a Comment